KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Isa Mustafa thotë se Kurti do të sjellë një lloj autonomie për serbët
Politikë

Isa Mustafa thotë se Kurti do të sjellë një lloj autonomie për serbët

Kosova News
Kosova News 22:09 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se më nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Serbinë, kryeministri Albin Kurti do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që i ka kritikuar më parë, e për të cilat i ka quajtur edhe tradhtarë.

Mustafa në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurti i ka kritikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve të vitit 2013 e 2015, duke i shpallur si tradhtarë, e kështu duke i rrezikuar ata.

“Me këto marrëveshje do të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë kritikuar dhe në të cilat ne jemi cilësuar në forma të ndryshme. Unë këtë rast nuk po preokupohem shumë se çfarë ka thënë Kurti për ne, si na ka kritikuar, si na ka rrezikuar para opinionit, sepse kemi qenë të rrezikuar nëse ne jemi shpallur tradhtarë, se ne i kemi bërë dëm Kosovës. Në këtë marrëveshje do të implementohet cdo gjë që është arritur më parë si marrëveshje”, tha Mustafa.

Mustafa tha se kjo marrëveshje që tani po e nënshkruan Kurti do të sjellë një lloj autonomie për serbët.

“Marrëveshja për Asocacionin do të përfshijë edhe elemente të tjera, që nuk i përfshin marrëveshja e vtiit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, e aq më pak i përfshin parimet që janë dialoguar që kemi arrit në vitin 2015.

Pika e 7 flet për një lloj vetëqeverisje të serbëve në Kosovë, nuk flitet për vetëqeverisje të komunave, por vetqeverisje të komunitetit serbë, që nënkupton një lloj autonomie të serbëve në Kosovë”.

Megjithëkëtë, Mustafa thotë se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm në procesin e zbatimit, pasi mund të ketë gjëra që mund t’i bëjnë dëm Kosovës.

“Edhe Kurti edhe të gjithë ne, pasi është fjala për një marrëveshje që e prek gjithë Kosovën, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi çfarë po pranojmë në procesin e zbatimit, pasi që mund të jenë gjëra që në atë proces mund t’i bëjnë dëm Kosovës”

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së

Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut

Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kosova News 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut
18:03 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?