Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për zhvillimin e projektit për Renovimin e Terminaleve Doganore.
Këtë memorandum e kanë nënshkruar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, në mes të dy ministrive thuhet se është përcaktimi i procedurave nga MMPHI për MFPT (Doganën e Kosovës) rreth implementimit të projektit: Renovimi i Terminaleve Doganore.
“Vlera e përgjithshme është nëntë milion e njëqind e dhjetë mijë euro (9,110,000 €). Gjashtë milion euro (6,000,000 €) janë alokuar për vitin 2023, ndërsa tre milion e njëqind e dhjetë mijë euro (3,110,000 €) janë parashikuar për vitet buxhetore 2024 dhe 2025”, bërë të ditur vetë ministri Aliu.


