KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kollçaku reagon pas shkarkimit të vëllait: Ti Ilir s’je pjesë e asnjë kompanie, kërkoj drejtësi
Politikë

Kollçaku reagon pas shkarkimit të vëllait: Ti Ilir s’je pjesë e asnjë kompanie, kërkoj drejtësi

Kosova News
Kosova News 20:03 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të vëllait të saj nga Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se vëllai i saj Ilir Mulhaxha që është shkarkuar nga funksioni i Përmbaruesit Privat, nuk është pjesë e asnjë kompanie, duke thënë se ai është profesional dhe nuk ka asnjë vërejtje. Ndërsa ka thënë se si për gjithë të tjerët, tani dhe për të do të kërkojë drejtësi.

Shkrimi i plotë:

E apostrofuar në postime të portaleve, e shtyer nga ngarendja e postimeve publike “zyrtare”, dhe nga fakti që heshtja nuk do të thotë pranim, por ndjekje e procedurave ligjore, me këtë rast po them:

– Ti Ilir, nuk je pjesë e asnjë kompanie. Je dikush që me profesionalizmin më të lartë, pa asnjë vërejtje, 8 vite ushtron një profesion të pavarur dhe me përgjegjësi të lartë.

Ti nuk je nënshkrues i kontratave. Nuk je TI pjesë e arbitrazheve ndërkombëtare.

Nuk ke marrë vendime TI, por Gjykatat meritore.

Nuk ke bërë TI vlerësime financiare, por eksperti i certifikuar financiar.

TI ke vepruar vetëm bazuar në vendime gjyqësore, bazuar në ligjin. Ashtu siç e ke obligim TI, bazuar në profesionin që ushtron, bazuar në kompetencat që t’i ka dhënë ligji.

Po, edhe për TY, si për të gjithë të tjerët deri tani, kërkoj #drejtësi.

JO padrejtësi të Facebook-ave.

Këtë e pres nga organet kompetente të thirrura për sjellje të drejtësisë së paanshme, për TY, si dikush që përveç ligjit, nuk ka mbështetje nga asnjë grup, politik apo i interesit.

P.s

Si deputete kam vetëm një mundësi. Kërkesen për inicim të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ndryshe Ilir Mulhaxha ishte supsenduar dy herë nga Ministria e Drejtësisë deri në shkarkimin e tij si përmbarues privat.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?