KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon eurodeputetin Aguilar, flasin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Politikë

Kurti takon eurodeputetin Aguilar, flasin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:24 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimin e radhës në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), njëherësh Kryetarin e Komitetit LIBE për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar.

Tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij procesi. 

Duke folur për dyvjeçarin e qeverisjes, Kryeministri Kurti, krahas vlerësimeve të brendshme, iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë atë të Bashkimit Evropian, të cilat po dëshmojnë përmirësimet dhe përparimet në rrafshin ekonomik dhe demokratik të vendit.

Raporti i BE-së për Vendin i vitit të kaluar ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën. Sipas Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project) Kosova për të dytin vit radhazi, renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit, ndërkaq në vitin 2022 u rendit e dyta në botë për nga përmirësimi vjetor. 

Ndërkohë që javë e kaluar raporti për këtë vit i Freedom House renditi Kosovën të parën në Ballkan, të dytën në Evropë dhe të tretën në botë për nga përmirësimi në të drejtat politike dhe liritë civile, në një kohë që për të 17-tin vit me radhë liritë në nivel global kanë pësuar rënie.

Në komunikatën për media thuhet se eurodeputeti Aguilar shprehu mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, si dhe për konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, ashtu që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe dy këshilltarët e zëvendëskryeministrit të Parë, Fatmir Curri dhe Sebastien Gricourt.

Kurti kërkon nga Parlamenti Evropian mbështetje gjatë gjithë rrugës integruese të Kosovës në BE

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës

Detaje nga Presidenca për takimin e Osmanit me kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda

Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

“Ec me fëmijët” mbush rrugët e Prishtinës me ngjyra e gëzim në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ron Raçi ftohet nga Foda për ndeshjet e qershorit
22:48 -01/06/2025
Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë
22:33 -01/06/2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
22:08 -01/06/2025
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n
21:12 -01/06/2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK-u
20:07 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?