KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit – Shkeljet janë të shpeshta në Kosovë
Ekonomi

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit – Shkeljet janë të shpeshta në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:24 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Vetëm gjatë këtij viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë adresuar mbi 500 ankesa. Shkeljen e të drejtave të konsumatorëve e pohojnë edhe promovues të të drejtave të konsumatorëve, të cilët ftojnë institucionet që të kujdesen më shumë për qytetarët.

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit e cila shënohet çdo 15 mars, që nga viti 1962, konsumatorët në Kosovë po i gjen me shkelje të të drejtave të garantuara me ligj.

Mashtrimet me çmime apo edhe zbritjet e pavërteta janë mjaft të shpeshta. Por, për konsumatorin Ardian Krasniqi më shqetësuesja nga të gjitha është shitja e produkteve me afat të skaduar.

“Personalisht disa herë më ka ndodhur që një produkt ta paguaj në arkë më shtrenjtë se që ka shkruar çmimi në raft. Por, dukuri shumë më e keqe se kjo është shitja e produkteve pa afat, siç edhe ka ndodh ta blej. Kjo është shqetësuese, pasi tregon se ka tregtarë që për pak pare janë në gjendje të rrezikojnë jetën e dikujt”, tha ai.

Selatin Kaçaniku, i cili prej vitesh drejton Organizatën “Konsumatori”, me të cilën promovon të drejtat e qytetarëve konsumatorë, po ashtu i tha Radio Kosovës se shkeljet e të drejtave të konsumatorëve janë të mëdha.

“Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve nuk zbatohet në shumë pika. Ne jemi të pa mbrojtur. Gjykatat janë përplot me ankesa të qytetarëve konsumatorë. Reagim edhe më të keq se ankesën e kemi heshtjen. Prandaj MINT, Qeveria e Parlamenti, duhet të kujtohen e të mos mendojnë se i kanë zgjidhur punët pse ka pak ankesa, por le ta dinë se kjo heshtje dikur mund të shpërthejë”, tha Kaçaniku.

Në lidhje me numrin e ankesave të konsumatorëve dhe gjobave të shqiptuara gjatë këtij viti, Radio Kosova i është drejtuar Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në një përgjigje me shkrim nga ky institucion kanë treguar se gjatë këtij viti kanë pranuar 509 ankesa.

“Për sa i përket numrit të ankesave të trajtuara janë 303. Të gjitha ankesat e konsumatorëve trajtohen nga Inspektorati i Tregut dhe gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 67 gjoba dhe njëkohësisht një numër i madh i vërejtjeve për eliminimin të parregullsive.”

Tutje bëhet e ditur se gjatë vitit 2022 Inspektorati i Tregut ka pranuar dhe shqyrtuar 1,239 ankesa dhe ka shqiptuar 311 gjoba.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

Kurti vlerëson kontributin e Adem Shehit në luftën e UÇK-së

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?