KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 3 milionë euro shuma e dëmeve nga vërshimet në Podujevë
Ekonomi

Mbi 3 milionë euro shuma e dëmeve nga vërshimet në Podujevë

Kosova News
Kosova News 12:28 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendarët komunalë të Podujevës e kanë miratuar raportin përfundimtar të Komisionit komunal, i cili e ka bërë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet që ndodhën në muajin janar të këtij viti. Sipas këtij raporti, dëmet nga këto vërshime arrijnë vlerën e 3 milionë e 189 mijë e 95 euro. Drejtori për Shërbime publike, mbrojtje dhe shpëtim, Bahri Selimi, ka thënë se nga katër kategori që ishin fillimisht, pjesa e dëmeve në biznese është inkorporuar ose në kategorinë e ekonomive familjare ose në bujqësi.

“Para disa ditëve komisioni e ka përfunduar këtë vlerësim dhe me kërkesë të ministrisë e kemi për detyrë që ta sjellim në kuvend dhe pasi të miratohet ta dërgojmë në organet gjegjëse për kompensim të dëmeve. Komisioni ka punuar me një përkushtim të madh të punës dhe në fund kanë dalë me këtë raport. Në kategorinë e ekonomive familjare janë verifikuar 142 familje, ku dëmet janë 296 mijë e 87 euro”, ka theksuar Selimi gjatë seancës së jashtëzakonshme që është mbajtur të premten.

Sipas tij, në kategorinë e bujqësisë janë verifikuar 144 prona, kurse dëmet arrijnë në 355 mijë e 65 euro.

“Në infrastrukturë, siç e kemi cekur edhe më herët, dëmet janë më të mëdha dhe vlera e këtyre është 2 milionë e 557 mijë e 969 euro. Vlera totale e dëmeve nga vërshimet arrin vlerën e 3 milionë e 189 mijë e 95 euro. Sa i përket listës së ekonomive familjare mungojnë 6 emra, ku gjatë shtypjes është bërë një fshehje e kolonave dhe është shtypur gabim. 4 mijë e 219 euro është shuma e tyre që e ndërron pak shumën totale të vlerësimit të dëmeve”, ka thënë ai.

Selimi ka theksuar se disa nga dëmet në infrastrukturë janë prishja e dy urave, dëmtime i kanalizimit dhe brigjeve të lumenjve. Ai ka kërkuar nga këshilltarët komunalë që ta votojnë këtë raport, në mënyrë që t’i hapet rrugë kompensimit të këtyre dëmeve nga niveli qendror.

Ndërkohë, shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Valon Demolli, shpreson që vlerësimi nga ana i komisionit të jetë bërë drejt.

“LDK ka treguar përkushtim për këtë çështje dhe për këtë kemi thirr edhe seancë të jashtëzakonshme. Në atë seancë kërkuam ndarjen e një shume buxhetore dhe për habi kryesuesi nuk e hodhi në votim. Sot na gëzon fakti që na erdhi raporti përfundimtar me qëllimin që qytetarët të kompensohen. Ne nuk kemi pasur qasje në saktësinë e dëmeve. Uroj që të jetë bërë vlerësimi i drejtë dhe jo për favore politike”, është shprehur ai.

Duke iu përgjigjur Demollit, kryesuesi Hilmi Hoxha, ka thënë se diskutimet nuk hedhën në votim, shkruan koha.

Ndërsa, Ekrem Rrahmani (LDK), ka pasur vërejtje për drejtorin që i publikoi emrat që nuk gjendeshin në listën e cila u ishte dërguar këshilltarëve komunalë.

“U dashtë me e ba atë listë e jo me ba filma me ata emra”, ka thënë ai.

Drejtori Selimi e ka ripërsëritur se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik dhe pa ndonjë qëllim tjetër. Kurse kryesuesi Hoxha ka thënë se dërgimi i materialit jashtë afatit ligjor nuk lejohet dhe do të mund të rrezikonin që të mos mund ta mbanin mbledhjen gjatë ditës së premte, kur sipas tij, është edhe afati i fundit që u është caktuar nga niveli qendror.

Kurse, shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka kërkuar sqarim për disa shuma të mëdha të paraqitura në listë.

“Natyrisht që muaji janar u karakterizua me vërshime që për disa qytetarë kanë qenë mjaft të dëmshme. Por, organet e komunës kanë formuar komisione që sadopak ato pengesa që i kanë pasur qytetarët në njëfarë mënyrë sot t’u ndihmojmë. Komisioni është i përfaqësuar nga tri drejtori.

Ne si Grup e përkrahim fuqishëm këtë ndihmë, por ne nuk kemi mund të japim ndihma pa dalë ndihma nga Qeveria e Kosovës. Janë disa shuma si 13 mijë, 20 mijë, mbi 70 mijë euro. Nëse ka mundësi që me cilët parametra ka shkuar për këto shuma te qytetarët”, ka pyetur ai.

Në anën tjetër, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Fatmir Rudari, ka theksuar se llogaritë janë bërë në bazë të raportit të gjelbër që e ka dërguar niveli qendror.

“Këtyre u është dhënë një raport në Exel dhe këta e kanë plotësuar dhe kanë dalë ato shuma”.

Raportin përfundimtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e kanë përkrahur edhe kuvendarët e PDK-së dhe AAK-së. Ky raport është miratuar njëzëri.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?