KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Heqja e pagesës për mëditje, arsyetohet Reshitaj dhe kritikon Konjufcën, ky i fundit jep përgjigje
Politikë

Heqja e pagesës për mëditje, arsyetohet Reshitaj dhe kritikon Konjufcën, ky i fundit jep përgjigje

Kosova News
Kosova News 11:46 -09/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj i është përgjigjur sot në seancë kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili dje pas përfundimit të seancës kërkoj që deputetes Reshitaj të mos i jepet mëditja, pasi sipas tij ajo qëndroi vetëm 10 sekonda në seancë.

Deputetes Albena Reshitaj i hiqet pagesa e mëditjes – u nënshkrua dhe doli pas 10 sekondave nga seanca

“Dje emri im u lakua nëpër media e portale nga një deklaratë emocionale dhe aspak e hijshme nga ana e kryeparlamentarit duke mbyll seancën me një të pavërtetë të thënë që unë paskam qëndruar disa sekonda në Kuvend. Gjithashtu z.Konjufca për disa deputetë të opozitës që qëndruan aq sa unë edhe më pak kohë në Kuvend, sikur nuk i paskan penguar ose gjithë mllefin që kishte nga pamundësia për të koordinuar dhe bërë funksional seancën vendosi ta derdhte mbi emrin tim dhe mbi mua”, tha Reshitaj.

Deputetja shtoi se ajo asnjëherë nuk ka marrë mëditje nga Kuvendi dhe se vendos vet se a të qëndroj apo jo në seancë.

“Z.Konjufca unë jam deputete në mandatin e dytë dhe unë vendos politikisht për vendimet se a të qëndroj dhe kur të qëndroj në seancë. Nuk e kuptoj këtë instalim të lidhshmërisë mes prezencës së deputetit në seancë dhe mëditjes. Është një defekt një anamoli. Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje as për rrogë nuk vi në këtë Kuvend. Unë jam këtu për popullin, për qytetarët që më kanë votuar.

Nuk ke të drejtë të më ofendosh publikisht. Unë nuk marr mëditje, për dy mandate vetëm njëherë jam përkrahur nga Kuvendi kur kam qenë jashtë vendit”, tha Reshitaj.

Ajo në fund tha se shpreson që kryeparlamentari Konjufca të reflektoj dhe të tërhiqet nga deklarata që bëri ndaj saj.

Ndërkaq Konjufca tha se deputetja në fjalë “ia teproi dje”.

“Ju më njihni mirë dhe e dini shumë mirë se shumë rrallë bëjë qortime publike të deputetëve, por ato i bëjë vetëm kur ja teprojnë siç bëtë ju dje”, tha Konjufca. 

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 09/03/2023 09/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë
18:14 -29/07/2026
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile
18:09 -29/07/2026
Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë
17:59 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?