KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtetet e Bashkuara të shqetësuara me kundërshtimet e opozitës ndaj planit evropian: Nuk janë në përputhje me përkrahjen e ShBA-së
Politikë

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara me kundërshtimet e opozitës ndaj planit evropian: Nuk janë në përputhje me përkrahjen e ShBA-së

KosovaNewss
KosovaNewss 10:20 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara me deklaratat kundërshtuese të liderëve opozitarë dhe zyrtarëve të partive opozitare ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Sipas këtij zyrtari, qëndrimet e opozitës nuk janë në përputhje me përkrahjen e ShBA-së për propozimin evropian.

Në një përgjigje Ambasada ka deklaruar se e ka bërë të qartë përkrahjen që i ka dhënë dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Në veçanti, përkrahim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar këtë propozim përpara kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e dhënë për KOHËN, nga  një zëdhënësi të Ambasadës.

“Në nivelet më të larta të Qeverisë, SHBA-ja e ka bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe sekretari Blinken, në komunikimet e fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kanë nënvizuar se propozimi ka mbështetjen tonë të fuqishme dhe do ta çojë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian e euroatlantik”.

Deri tash, nga partitë opozitare ka qenë vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka mbështetur përmbajtjen e propozimit evropian. Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti që e ka pranuar këtë plan.

“Jemi të shqetësuar me deklarimet e bëra nga liderët dhe zyrtarët e partive opozitare që kanë shprehur kundërshtimin ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me përkrahjen e ShBA-së për propozimin”, thuhet në përgjigje.

Më 27 shkurt, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e planit evropian. Ata pritet t’i vazhdojnë diskutimet për implementimin e tij, sipas zyrtarëve të BE-së.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

KosovaNewss 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
18:51 -06/07/2025
Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?