KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Komuna e Prishtinës thotë se s’ka bazë ligjore për t’i paguar punëtorët teknik të 6 shkollave
Ekonomi

​Komuna e Prishtinës thotë se s’ka bazë ligjore për t’i paguar punëtorët teknik të 6 shkollave

Kosova News
Kosova News 12:05 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 40 punëtorë teknik të gjashtë shkollave të Komunës së Prishtinës, të cilët për shkak të mos pagesës për muajin shkurt, kanë hyrë në grevë, sot së bashku me kryetarin e Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi u takuan me shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Besiana Musmurati.

E pas këtij takimi si kryesindikalisti Azemi, ashtu edhe vetë punëtorët u shprehet të pakënaqur me atë që u ishte thënë nga zyrtarët komunal.

Kryesindikalisti, Jusuf Azemi tha se atyre iu tha se nuk kanë bazë ligjore për t’i paguar këta punëtorët të cilët ndonëse punuan nuk u paguan pasi operatorit i ka skaduar kontrata.

Azemi u shpreh se nga Komuna e Prishtinës morën zotimin për kthim nën menaxhim të Komunës së Prishtinës, nga java ardhshme për 10 punëtorë që kanë qenë edhe më herët nën menaxhim të saj.

“Një takim që ne kemi pritur më shumë sesa që është ofruar realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars. Aq shkuan më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar që janë të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi. Kanë marrë një obligim që në moment që vjen operatori i ri a vjen pas 10 apo 2 javë dite do ta thërrasim pronarin ose operatorin e ri dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në këto vende të tyre të punës t’i kthejnë, përndryshe në javën e ardhshme të gjithë punëtorët që kanë qenë më herët dhe pastaj janë privatizuar ata do të kthehen direkt nën menaxhim të komunës së Prishtinës”, tha Azemi.

Azemi shtoi po ashtu se tashmë komuna ka hapur tenderin me procedurë të përshpejtuar për operatorin e ri, por që këta punëtorë përsëri rrezikojnë të mbesin pa paga edhe për muajin mars.

“Për shkak të neglizhencës së procedurave të komunës së Prishtinës na kanë dëmtuar dhe ndoshta këto punëtorë mund të jenë 1 muaj eventualisht pa paga për të cilët ne sigurisht që nuk do të ofrojmë shërbime pa na paguar… Pastaj punëtorët do të punojnë në kushte normale gjithherë me presionin tonë që edhe këta punëtorë të cilët do të mbesin nën kompani private t’i bartim nën menaxhim të komunës së Prishtinës”, tha ai.

Përfaqësuesi i punëtorëve sindikalë në shkollën ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, Feim Bislimi u shpreh i pakënaqur me atë që iu komunikua nga Komuna e Prishtinës.

Ai tha se kanë punuar një muaj dhe në fund nuk janë paguar, e kjo siç shprehet po ua rëndon gjendjen ekonomike, sidomos të atyre që kanë obligime financiare ndaj bankave.

“Nuk është të them as grevë por kjo u kanë një lloj pakënaqësie e punëtorëve që kanë punuar një muaj ditë pa paga për hir të nxënësve, profesorëve që mësimi të zhvillohet, në kushte normale megjithatë me takimin që e patëm nuk na ofruan thuajse asgjë hiç, ata thonë me një fjalë kompanisë i ka skaduar kontrata, baza ligjore që i paguan nuk kemi ditën e mirë…..Për muajin shkurt ne nuk i kemi marrë hiç, tash na thanë ju që keni qenë për shembull në menaxhimin e komunës më herët që keni punuar për juve do të bëhet një zgjidhje, mirëpo për këta tjerët punëtorët nuk kemi bazë ligjorë, është e dhimbshme është e rëndë që të punohet për shembull të vjen të shpenzon pare aty e të mirëmban shkollën, gjithçka e në fund të shkon në shtëpi….Është e vështirë se të gjithë punëtorë kanë kredita, bankat të thirrin të thonë pse nuk po i bëni pagesat”, tha Bislimi.

Edhe Idriz Makolli nuk e priti fare mirë atë që iu tha nga zyrtarët komunal në Prishtinë. Ai thotë se një muaj kanë punuar dhe nuk janë paguar e kjo po ua vështirëson mbijetesën.

“Në grevë që dy ditë faktikisht por kemi punuar që 1 muaj ditë pa pare kompanisë i ka dal kontrata, komuna po thotë nuk ka mundësi me i pagua këta punëtorë që kanë qenë nën menaxhim të kompanisë nuk ka mënyrë ligjore qysh me i pagua…Kjo është e vështirë e shumë e rëndë njerëzit me mbet pa punë janë 32 familje në përgjithësi krejt kanë kredi, fëmijë është shumë e rëndë“, tha Makolli.

KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje për këtë çështje edhe nga Komuna e Prishtinës, por ata nuk janë përgjigjur.

Punëtorët teknikë të pesë shkollave në kryeqytet nga e enjtja bojkotojnë punën

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?