Ka vdekur ish- drejtori i ndërmarrjes Trepça dhe eksperti i minierave, Nazmi Mikullovci.
I ndjeri së fundmi ishte pjesë e bordit të AKP-së ndërsa veprimtarin e tij politike e kishte vazhduar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili iu shprehu ngushëllime familjes Mikullovci, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Kurti theksoi se Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.


