Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizniseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation).
Mbajtjen e këtij takimi e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Presidencës.
Sipas njoftimit ky takim në organizim të Zyrës së Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit do të mbahet në orën 12:00 në Presidencë.


