KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Drenasit me performancën më të mirë, fiton grant prej mbi 2 milionë euro
Ekonomi

Komuna e Drenasit me performancën më të mirë, fiton grant prej mbi 2 milionë euro

Kosova News
Kosova News 16:52 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Drenasit është shpallur komuna me performancën më të mirë, gjatë ndarjes së Granteve të Performancës Komunale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë dhe qeveritë e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë, të enjten.

MAPL-ja ka njoftuar se në vendin e dytë është pozicionuar Komuna e Lipjanit, ndërkaq në vendin e tretë, Komuna e Obiliqit.

Shuma totale e granteve që janë ndarë për komuna ka vlerën prej 7,85 milionë euro.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, se vetëm kjo komunë ka përfituar grant në vlerë prej mbi 2 milionë euro.

“Nga shuma totale për grantet, MAPL ka siguruar 3.5 milionë euro, ndërsa partnerët ndërkombëtarë kanë kontribuar me 4.35 milionë euro të tjera. Si komunat më të dalluara nga komunat me performancën më të mirë, sipas grupit të treguesve të përcaktuar qartë, Gllogoci – vendi i parë, Lipjani – vendi i dytë dhe Obiliqi – vendi i tretë, morën shuma më të larta për t’i stimuluar që ta përmirësojnë më tej transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e tyre, dhe të ofrojnë shërbime cilësore që përputhen me nevojat e qytetarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar disa nga hapat e ndërmarrë nga MAPL-ja në mënyrë që konkurrenca ndërmjet komunave të jetë e drejtë, transparente dhe e barabartë.

Krahas kësaj, ai theksoi se MAPL-ja “do të jetë gjithmonë në krah të komunave, duke ofruar mbështetjen e saj të parezervë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës përmes këtij granti, i cili këtë vit mbështet 6 komuna me rreth 8 milionë euro.

Shefi i Bashkëpunimit në kuadër të Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, shprehu përkushtimin e BE-së për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt prosperitetit dhe integrimit evropian.

“Me ndihmën e BE-së për Kosovën që rrjedh nga vala e tretë e financimit në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit, që mbulon periudhën 2021-2027, ne po synojmë gjithashtu të përmirësojmë cilësinë e shërbimit të ofruar në nivel komunal, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së çdo gruaje, burri dhe fëmije që jeton në Kosovë. Grantet e Performancës Komunale përfaqësojnë një rrugë përmes së cilës BE-ja po ndihmon institucionet e Kosovës që t’u përgjigjen më mirë nevojave të popullatës lokale”, ka thënë Madsen.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, përgëzoi komunat të cilat janë kualifikuar për grant, duke vlerësuar përpjekjet e zyrtarëve komunalë, kryetarëve të komunave, drejtorëve dhe anëtarëve të kuvendeve komunale dhe përkushtimin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre.

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi aspektin pjesëmarrës të qeverisjes së mirë.

“Të mos harrojmë se cilësia e demokracisë varet shumë nga pjesëmarrja e qytetarëve. Kryetarët e komunave dhe ekipet e tyre janë katalizatorët që i kthejnë idetë vizionare në rezultate të prekshme në komunitetet tona. Megjithatë, këto projekte janë në të mirë të qytetarëve dhe ata duhet të jenë aktori kryesor në procesin e përcaktimit të prioriteteve dhe vendimmarrjes se cilat investime duhet të jetësohen. Prandaj, duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të përfshirë grupe më të mëdha të qytetarëve në këto procese”, ka thënë ambasadori Westerlund.

Që nga lansimi i tij në vitin 2017, programi i Granteve të Performancës Komunale ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe qeverisjes për më shumë se 700,000 qytetarë në 28 komuna në mbarë Kosovën.

Qeveria hap grantin, jepen 8 milionë euro për komunat

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?