Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që raportimin për dialogun ta vazhdojë sonte në orën 22:00, meqë siç tha i duhet të largohet sepse ka angazhime.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahirit, tha se kjo është hajgare, duke shtuar se në atë orë askush nuk do ta përcjell kryeministrin, meqë të gjithë e shikojnë “Big Brother”.
“Normal që edhe ne e mbështesim me ardh në ora 10, po kjo është një hajgare e madhe çka është ka ndodhëme ketë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjell kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e me ardh në ora 10, se në ora 10 se kqyr kërkush, tan e kqyrin Big Brother. Kjo është hajgare”, ka thënë Tahiri, pas së cilës deklaratë shpërthyen të qeshurat.
Në fund, të gjitha grupet parlamentare u pajtuan që raportimi të vazhdojë në orën 22:00.


