KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasjet në Kuvend, Abdixhiku me gjuhë mizogjene ndaj Kusari-Lilës, e sulmon edhe Hoti  
Politikë

Përplasjet në Kuvend, Abdixhiku me gjuhë mizogjene ndaj Kusari-Lilës, e sulmon edhe Hoti  

Kosova News
Kosova News 15:22 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka pasur përplasje të ashpër verbale me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën e Kuvendit të enjten, ku po diskutohet për dialogun me Serbinë.

Fillimisht kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ia ka përmendur Kusari-Lilës pozitat politike që ajo ka mbajtur.

“Ish-këshilltares së Bajram Rexhepit në PDK, të ndjerit, ish-nënkryetares së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në Qeveri, ish-partneres së koalicionit dhe ish-deputetes së Isa Mustafës në LDK dhe shefes se Grupit Parlamentar të Albin Kurti dhe s’po flas për pesë persona, por për një, nuk mund t’i flas për një çështje që s’e kupton e që është moraliteti dhe kurrizi politik”, ka thënë Abdixhiku.

Ndaj këtij deklarimi ka reaguar ashpër Kusari-Lila nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se Abdixhiku ka përdorur gjuhë mizogjene ndaj saj.

“Sa i përket gjuhës seksiste e mizogjene që përdorni ndaj një gruaje, se s’jeni i pari, që mundoheni të bëni asociimin e një gruaje me burra të tjerë, unë po të tregoj se kam qenë veç në një parti në AKR dhe pastaj në Alternativa”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila në këtë rast ai përmendi Abdixhikut se i ka narë rrugët me ta pasi ishin rreshtuar me ata që donin të ndanin Kosovën.

E më vonë ndaj shefes së deputetëve të LVV-së ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, duke i dalë kështu në dnihmë shefit të tanishëm Lumir Abdixhikut.

“Zelli i saj për me ju shërby shefave që i ka ndërruar vazhdimisht është i gërditshëm dhe i poshtër. A e dini se çka bën kjo? Kush i ka gjasat më të mira për të fituar kjo ju shkon mbrapa. I ka shkuar PDK-së mbrapa, na ka ardh neve kur i kemi pasur gjasat me fitu në vitin 2017. E kur nuk fituam na la dhe shkoi në partinë tjetër”, ka thënë Hoti

Paraprakisht shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila i është përgjigjur kritikave të partive opozitare lidhur me Planin evropian, duke thënë se nga një moratorium i qeverive të kaluara ku për një vit u ndalën lobimet për njohje dhe kërkesat për anëtarësim në organizata, në këtë plan thuhet se Serbia nuk do të pengojë Kosovën për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Ndërkaq, sipas saj, në Planin evropian thuhet se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“…edhe në termat figurativ si mund të përshkruhet avancimi i procesit të dialogut, dinamika…shkon prej pyetjes nga ‘znash srpski-malo’ tek ‘kërkimfalja e Vuçiqit – më fal se nuk flas shqip’”, tha shefja e deputetëve të LVV-së.

“Nga ‘znash srpski’-malo”, tek “kërkim-falja e Vuçiqit se nuk flet shqip”, Kusari-Lila i kundërpërgjigjet opozitës për Planin evropian

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?