KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: Kurti dhe Vuçiqi e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes
Politikë

Stano: Kurti dhe Vuçiqi e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes

Kosova News
Kosova News 14:37 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka thënë se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për të pranuar propozimin e BE-së, dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.

Stano i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve rreth dilemave se a e kanë pranuar apo jo Kosova dhe Serbia marrëveshjen për normalizimin e raporteve në takimin e 27 shkurtit, pasi presidenti i Serbisë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Vuçiq ka thënë se ai nuk ka dashur ta nënshkruajë pasi aty është pika e cila kërkon edhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare,e kjo nënkupton edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk kam çka të shtoj por vëtëm të përseris tekstin e deklaratën që e ka dhënë përfaqëusesi i lartë (Josep) Borrell, me të cilën janë pajtuar të dy liderët. Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë janë pajtuar. Kjo është shumë e qartë nga teksti“, ka thënë Stano.

Duke iu referuar refuzimit që ai tekst të nënshkruhet nga palët ai tha se “nuk ka qënë çeshtja e nënshkrimit, por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët, se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij propozimi evropian, i cili tash është shëndrruar në marrëveshje për rrugen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën mbrëma, pas takimit, kishte thënë në Bruksel se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm.

Presidenti i Serbisë ndërkaq ka thënë në një intervistë në një televizion të Serbisë se ai vërtetë nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Vuçiq ka folur më shumë për planin e implementimit.

Burimet në BE kanë thënë se plani i implementimit mendohet të jetë pjesë përbërëse si aneks i marrëveshjes, prandaj, kur të dakordohet ai plan, do të duhej edhe të nënshkruhet marrëveshje me aneksin si pjesë të saj, shkruan rel.

Zëdhënës i BE-së, Stano, ka thënë se diskutimet për planin e implementimit do të vazhdojnë.

“Po ashtu kemi thënë qartë se kuptojmë se punë e mëtejme do të vazhdojë kur është fjala për diskutimet për implementim dhe të sigurojmë se do të ketë hapa konkretë në rrugën drejt normalizimit të raporteve“, ka thënë Stano.

Edhe në BE kanë konfirmuar se planifikojnë që takimi i radhës në nivel të lartë, pra mes kryeministrit të Kosovës, Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut me 18 mars.

Ndërkohë, pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak të ketë takime në Prishtinë dhe Beograd për t’i përafruar qëndrimet rreth planit të implementimit./

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?