KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çanak: Përmes Asociacionit Vuçiq synon “Republika Srpska” në veri të Kosovës
Politikë

Çanak: Përmes Asociacionit Vuçiq synon “Republika Srpska” në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:24 -01/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, duke ka komentuar Marrëveshjen evropiane ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve.

Në pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi nga Marrëveshja evropiane Çanak, për “N1” thotë se atje nuk fitoi askush.

“Është thjesht një ofertë që nuk mund të refuzohet dhe ju keni dy pika në atë marrëveshje. Njëra është problematike për kryeministrin Kurti dhe tjetra për presidentin Vuçiq”, tha Çanak, duke shtuar se “nuk ka dyshim se Kosova po merr pavarësinë e saj”.

“Kurti fiton qasje në organizatat ndërkombëtare, njohje praktike dhe të padiskutueshme të Kosovës, pasi në pikën 3, me aq sa e kam lexuar, thuhet qartë se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohen në përputhje me dokumentet e OKB-së për marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve”, ka theksuar Çanak, transmeton Telegrafi.

Për Vuçiqin, shton ai, gjëja më e rëndësishme është Asociacioni i Komunave Serbe – të marrë “Republikë Srpska” në veri të Kosovës.

“Nuk do të jetë si ‘Republika Srpska’ sepse atje jetojnë 36 mijë dhe kjo nuk ka asnjë ndikim në popullsinë dy milionëshe të Kosovës”, shpjegoi Çanak.

Kur bëhet fjalë për ata që në Serbi e quajnë Vuçiqin tradhtar për shkak të kësaj marrëveshjeje, Çanak thotë se ata janë pretendues të pushtetit.

“Ata duan të jenë Vuçiqa më të mëdhenj se Vuçiq, të gjithë janë të lidhur me historinë ruse”, thekson Çanak.

Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni faktori motivues, çfarë ishte 20-30 vjet më parë, thotë Çanak.

Në pyetjen nëse Vuçiq do të jetë hero apo tradhtar për shkak të marrëveshjes, ai thotë se “Është e lehtë të jesh i sinqertë, siç do të thoshte një nga miqtë e mi, kur askush nuk të do”.

“Nga ana tjetër, është e lehtë të jesh hero kur nuk ke rrugëdalje tjetër. Pr këtë Vuçiq nuk do të hyjë në histori, kjo është e sigurt, por gjatë pushtetit tij kanë ndodhur gjëra të rëndësishme në historinë e këtyre hapësirave, kjo është e sigurt”, tha Çanak

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kosova News 01/03/2023 01/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?