Pagat për muajin shkurt në sektorin publik kanë dalë sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me Ligjin për buxhetin e këtij viti.
Më 9 shkurt në Kuvendin e Kosovës është miratuar në lexim të dytë Ligjin mbi ndarjet buxhetore ku edhe është përcaktuar vlera e koeficientit prej 105 eurove.
Punonjësve në sektorin e arsimit u ka dalë paga me rritje.
“Po sipas informatave nga tereni pagat e arsimtarëve janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme aty vërehet një rritje prej 100 eurove ashtu siç është me ligjin për paga”, tha kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për “Ekonomia Online”.


