Takimi i radhës i kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq do të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
“Kurti nuk ishte i gatshëm të flasë për Asociacionin, do të takohemi sërish”, ka thënë presidenti serb në paraqitjen para gazetarëve, pak kohë pas përfundimit të takimit në Bruksel.
“Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiq.
Ka qenë interesant fakti se Vuçiq shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.
“Deri tani po flasim për gjërat dhe situatën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ajo që do të bëjë është njoftimi i Bashkimit Evropian. Nëse është kështu, është deklaratë e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse ai nuk ishte i gatshëm”, ka thënë Vuçiq.


