KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori suedez thotë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga Brukseli
Politikë

Ambasadori suedez thotë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga Brukseli

Kosova News
Kosova News 17:02 -27/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të hënën gjatë një ligjërate me studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ambasadori suedez ka porositur palët në dialog që t’i zbatojnë gjitha marrëveshjet nga e kaluara, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Të hënën gjatë një ligjërate me studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ambasadori suedez ka porositur palët në dialog që t’i zbatojnë gjitha marrëveshjet nga e kaluara, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Kam vërejtur se ka pasur disa para-negocime në media, dhe kryeministri juaj ka thënë se dëshiron të fokusohet në propozimin franko-gjerman dhe jo të fokusohet në themelimin e Asociacionit sepse presidenti Vuçiq tha se ai dëshiron të shohë themelimin e Asociacionit përpara se të diskutohet propozimi franko-gjerman. Nuk më takon mua të diskutoj se çfarë do të ndodhë sot. Mendoj se ka një shans të vogël për një lajm pozitiv sot nga Brukseli”.

“Pra, le të shpresojmë që qëndrimi i Bashkimit Evropian për këtë, përfshirë Suedinë dhe SHBA-në, është se të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen. Ideja është se nuk mund të zgjedhësh midis marrëveshjeve të mëparshme. Pse ka një qeveri të re, nuk do thotë se mund t’i injorosh të gjitha angazhimet e qeverive të kaluara, sepse atëherë duhet të filloni nga e para. Juve mund t’ju pëlqejnë, mund të mos ju pëlqejnë disa nga këto marrëveshje, por ju duhet të jeni në gjendje t’i zbatoni ato marrëveshje”, ka theksuar ai.

Westerlund ka përmendur edhe dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Suedia e cila kryeson presidencës e Këshillit të Evropës është duke vazhduar konsultimet me 27 vendet anëtare të BE-së dhe më pas të merr një vendim për këtë çështje.

“Ne do ta çojmë procesin përpara duke ndërmarrë konsultime të kujdesshme me të gjitha shtetet anëtare tani, duke filluar nga të ashtuquajturit shtetet mosnjohëse. Ambasadori suedez në Bruksel i udhëheq këto konsultime dhe ato janë ende duke vazhduar. Ne kemi konsultimet e para me shtetet mosnjohëse dhe tani po bëjmë konsultime me të gjitha shtetet e tjera anëtare. Asgjë më shumë se kjo unë nuk mund të zbulojë veçanërisht jo me mediat këtu në këtë sallë, por konsultimi është duke vazhduar, dhe pyetja kryesore është nëse presidenca suedeze e BE-së duhet t’ia dorëzojë apo jo Komisionit Evropian kërkesën për anëtarësim në BE, d.m.th. kjo është pyetja kryesore, por kjo është në të vërtetë, kjo nuk varet nga presidenca suedeze e BE-së, ne duhet të konsultohemi me të gjitha shtetet anëtare dhe më pas të marrim një vendim. Pra, ne do të kemi një rol shumë neutral gjatë presidencës suedeze të BE-së”, ka deklaruar Westerlund.

Ai nënvizoi se ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, derisa tha se të njëjtat duhet të fokusohen në forcim të sundimit të ligjit dhe reformat shtetërore.

Publikohen pamjet e takimit Kurti, Borell, Lajçak
Kurti përfundon takimin me Borrellin dhe Lajçakun, zyrtarët evropianë takojnë Vuçiqin

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 27/02/2023 27/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?