KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Avdyli: Opozita dhe argatët e tyre sot me dy shigjeta gati për ta goditur pas shpine kryeministrin Kurti
Politikë

Deputeti Avdyli: Opozita dhe argatët e tyre sot me dy shigjeta gati për ta goditur pas shpine kryeministrin Kurti

Kosova News
Kosova News 11:59 -27/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb  Aleksandar Vuçiq, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve dhe për këtë është bërë thirrje si nga vendet e BE-së ashtu edhe nga ShBA-ja.

Ngjarjen e sotme që pritet të ndodh në Bruksel e ka komentuar edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili tha se në gjithë këto zhvillime sot gati të gjitha partitë opozitare, dhe argatët e tyre medial janë të gatshme e do mbajnë dy shigjeta për të goditur pas shpine kryeministrin e Kosovës.

Ai tha se shigjetat janë të gatshme si në rast se pranohet marrëveshja ashtu edhe nëse ajo refuzohet.

“Nëse pranohet plani Evropian, ku Serbia de fakto njeh Kosovën, atëherë e vetmja shigjetë që u mbeten janë marrëveshjet e turpshme që i kanë nënshkruar vetë. Nëse nuk pranohet plani Evropian, do lëshonin shigjetat e izolimit të Kosovës, prishjes me Amerikën, dhe tensionimit të situatës edhe ashtu të brishtë”, ka shkruar ai.

Deputeti Avdyli tha se krejt këto goditje do i bënin me të vetmen shpresë që ilegalisht të ulen në karrige ministrash e kryeministrash pa marrë besim qytetar, për nënshkruar më pastaj marrëveshje tjera të turpit.

“Këta për gjysmë metri karrige jo vetëm që do nënshkruanin asociacion me kompetenca ekzekutive, por edhe do falnin edhe komuna të Rankoviqit, e do bënin moratorium për mosnjohje e ku di çka do jepnin. Ata sot nëse nuk kanë kurajo patriotike që të përkrahin kryeministrin e Kosovës, se paku do bënin mirë të heshtnin kokulur duke ditur dëmet që kanë sjellë me negociatat e tyre pa krye”, ka shkruar ai.

Ai tha se personalisht është për nënshkrim të marrëveshjes evropiane për paqe mes Kosovës e Serbisë, por edhe për kërkesat maksimaliste të Kurtit për minimalizimin e efekteve te marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga ata që qytetari i dënoi me votë.

“Unë sot qëndroi fortë kundër kërkesave shovene të Vuçiqit, e në përkrahje të fuqishme për Albin Kurtin”, ka shkruar mes tjerash deputeti Haxhi Avdyli.

Takimi i sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel për propozimin evropian, kjo është agjenda e takimeve

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

DASh: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Peci rrugës për Paris: Të fala Parisit e të fala Berlinit, në përkrahje të Kurtit

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Kosova News 27/02/2023 27/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?