KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jeremiqi thotë se nëse Vuçiqi e pranon marrëveshjen me Kosovën, do të kryejë tradhti të madhe
Politikë

Jeremiqi thotë se nëse Vuçiqi e pranon marrëveshjen me Kosovën, do të kryejë tradhti të madhe

Kosova News
Kosova News 17:06 -25/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se nëse të hënën, më 27 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranon planin evropian, sipas të cilit Kosova do të bëhet shtet, ai do të kryejë ‘tradhti të lartë, sigurisht më të madhen që ka përjetuar Serbia në këtë shekull, ndoshta në përgjithësi dhe se do të pasojnë një sërë pasojash”.

“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare”, ka thënë Jeremiq në një tekst autorial në portalin “Nova”.

Ai ka thënë se kjo do të thoshte se Vuçiq, në emër të Serbisë, ka pranuar në mënyrë ligjërisht të detyrueshme ndërkombëtarisht, që Kosova është shtet, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht gjithë spinave dhe propagandave që do të përpiqeshin ta mbulonin, çështja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se Serbia është shtet, nëse pajtohet për barazi me Kosovën, do të pranonte pa mëdyshje që edhe Kosova të jetë shtet. Qëndrimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund ose jo shprehimisht të qëndrojë në marrëveshje, nuk bën kurrfarë dallim”, tha Jeremiq.

Opozitari serb theksoi se “pasojat e kësaj tradhtie nuk do të ishin asgjë më pak se tragjike dhe se pavarësia e Kosovës së shpejti do të njihet nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë këtë deri më tani”.

Pas kësaj, vlerësoi Jeremiq, “Kosova do të pranohej menjëherë në NATO dhe Këshillin e Evropës, kurse OKB-ja dhe UNESCO do të ishin të radhës”.

“Në pak vite, Shqipëria dhe Kosova do të shkriheshin zyrtarisht në një shtet të vetëm shqiptar, i cili do të kishte aspirata të mëtejshme territoriale ndaj Serbisë, por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, çka do të sillte pashmangshmërisht në tensione dhe konflikte të reja.

Pavarësisht se çfarë do të shkruhej në letër për Kishën Ortodokse Serbe, të gjitha kishat dhe manastiret tona në Kosovë do të merreshin dhe do të shqiptarizoheshin brenda një dekade”, thuhet në vlerësimin e Jeremiqit në njoftimin e Partisë Popullore.

Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbenë veri të Kosovës.

Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 25/02/2023 25/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë
19:10 -28/07/2026
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?