KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Si korbat në stërvinë”, Avni Dehari komenton fjalimin e Hisen Berishës
Politikë

“Si korbat në stërvinë”, Avni Dehari komenton fjalimin e Hisen Berishës

Kosova News
Kosova News 12:50 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pak kohë pas fjalimit të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili hodhi akuza të rënda rreth vdekjes së Astrit Deharit, deputeti Avni Dehari doli nga salla.

Deputetja Tinka Kurti e lidhi daljen e tij me fjalimin e deputetit Berisha.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, shkroi Kurti.

Megjithatë, në një prononcim për teve1.info, Dehari tha se e lëshoi sallën për shkak se kishte për t’i dorëzuar disa libra për bibliotekën e shtëpisë së Kongresit të Manastirit.

“Jam dalë për shkak se kemi pas me i dorëzu disa libra për bibliotekën e shtëpisë së Kongresit të Manastirit. Ka koincidu në atë kohë dhe më kanë thirr”, ka thënë Dehari.

I pyetur për deklaratat e Hisen Berishës ai tha rasti i vdekjes së të birit të tij po shfrytëzohet teksa shtoi se “korbat në stërvinë” askush nuk mund t’i ndalë.

“Nuk më intereson kush me emër, por të gjithë ata që i shfrytëzojnë këto raste le të vazhdojnë, mos të ndalen, se korbat në stërvinë askush nuk i ndalë. Deri në fund le ta çojnë, mos të ndalen fare. Këta nuk kanë ndërgjegje, nuk kanë dinjitet. Nuk ia vlen as të tërhiqet vërejtja”, tha Dehari për Teve1.info.

Por çka tha deputeti Hisen Berisha në Kuvend për rastin e Astrit Deharit.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka kritikuar partinë në pushtet se qëllimshëm nuk po e zbardh rastin e vrasjes apo vetëvrasjes së ish aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari, raporton teve1.info

Gjatë fjalimit të tij në kuvend, Berisha tha se rastet e tilla janë përdor nga VV-ja për përfitime politike derisa shtoi de është interes i partisë në pushtet që këto raste të mos zbardhen.

“Rastin e Astrit Deharit VV e ka përdor dhe po e përdor për qëllime e përfitime politike. As pas ekspertizës së institucioneve zvicerane nuk ka epilog apo vendim gjyqësor, çka vë në dyshim se ka ndërhyrje direkt politike apo interesi i partisë në pushtet është që ky rast të mos zbardhet. Kjo Qeveri ka për qëllim që të kap drejtësinë përmes këtij rasti dhe rasteve tjera prandaj ky rast nuk po zbardhet që nga 1019 kur VV erdhi në pushtet dhe e ka pushtetin absolut”, tha Berisha.

Ai shtoi e si parakusht për zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharit është zbardhja e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës dhe vetëvrasja e Arbnor Deharit, aktivistit tjetër dhe vëllait të Astritit.

“Janë dy parakushte me zbardh vrasjen e Astritit. Parakushti i parë për mu zbardhe vrasja apo vetëvrasja është zbardhja e rastit të sulmeve terroriste në Presidencë apo Qeveri, por ato nuk i zbardhi se barra e përgjegjësisë do të binte në subjektin e juaj. Dhe parakushti i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së Arbnorit, se çka e ka shty vrasjen e tij, është sekrete publik ku për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk e ka marrë guximin askush të flas publikisht por është sekret publik të përflitet me emra zyrtarë me të cilët ai ka diskutuar në rolin e sinjalizuesit”, tha Berisha.

Ai shtiu se vjedhja e mostrave të Astrit Deharit së fundmi është ndër argumentet se sipas Berishës kjo vrasje nuk po zbardhet qëllimshëm.

Ministrja Haxhiu i reagon ashpër deputetit Berisha: Marre! Asnjë fjalë për Astrit Deharin!
Konjufca i reagon deputetit Berisha: Nëse di diçka, shko në prokurori- ka qenë një proces i montuar, aktivistët janë liruar  

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok
14:27 -28/07/2026
Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte
13:47 -28/07/2026
Muja në Vjenë, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Austri në bujqësi
13:19 -28/07/2026
Haxhiu pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës
13:06 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?