“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka obligim ligjor të njoftojë për bastisjet”, kështu ka deklaruar avokati Taulant Hodaj, në lidhje me bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, në lidhje me bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka për detyrim në bazë të rregullores së procedurës së parë të njoftojë për bastisjet si në këtë rast.
Lexo po ashtu:
Hodaj në RTV Dukagjini, ka thënë se vetëm kur ka situata të jashtëzakonshme mund të bëhet kjo.
“Nuk e ka për detyrim në bazë të rregullores së procedurës së parë, pas çfarëdo veprimi dalin dhe tregojnë, i kanë informatat tepër strikte dhe kufizuese, e kanë bërë me urdhër të prokurorit kur ka situata të jashtëzakonshme ose marrin aprovimin e gjyqtarit për të bërë bastisje, prandaj mendoj se është bërë me urdhër të gjykatës”, ka thënë Hodaj.
Lexo po ashtu:
Ai ka thënë tutje se në këtë rast mund të bëhet fjalë se është bastisur në lidhje me “gjykimin për krime lufte që po bëhet edhe ndaj ish-krerëve të UÇK-së ose për pengim të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë”.


