KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK konsultohet me zyrat ndërkombtare në Kosovë për regjistrimin e popullsisë
Ekonomi

ASK konsultohet me zyrat ndërkombtare në Kosovë për regjistrimin e popullsisë

Kosova News
Kosova News 12:34 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka mbajtur takimin konsultativ me përfaqësues të zyrave ndërkombëtare për zhvillim dhe të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.

Takimi i sotëm shënon një aktivitet të rëndësishëm për regjistrimin e popullsisë, një debat konstruktiv lidhur me finalizimin e përmbajtjes së pyetësorëve të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2023. Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për caktimin e datës 1 shtator-16 tetor 2023 si periudhë kur do të realizohet regjistrimit i popullsisë në Kosovë, ASK ka intensifikuar përgatitjet për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Kosovë.

Dialogu me përfaqësues të zyrave ndërkombëtare për zhvillim dhe organizatave ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, ndikon në arritjen e qëllimit të përbashkët në realizimin e regjistrimit në bazë të praktikave më të mira shtetërore e ndërkombëtare, në përputhje të plotë me rekomandimet ndërkombëtare të OKB-së dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe përfaqësues të zyrave ndërkombëtare për zhvillim dhe organizatave ndërkombëtare në vend, kanë diskutuar mbi aktivitetet e realizimit të regjistrimit të popullsisë, e me fokus përmbajtjen e pyetësorëve të regjistrimit të popullsisë. Hapjen e takimit e bëri u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së Ilir Berisha, i cili përmendi rolin e regjistrimit dhe të dhënave statistikore për tërë informacionin zyrtar në Republikën e Kosovës. Ai tutje theksoi që Agjencia e Statistikave të Kosovës, dhe i gjithë stafi i përshirë në projektin e regjistrimit të popullsisë do të angazhohen maksimalisht për një proces demokratik të regjistrimit, ku të gjithë personat që jetojnë në Kosovë, pa e anashkaluar askënd, dhe asnjë pjesë të territorit, do të regjistrohen dhe do të numërohen zyrtarisht. Gjithashtu, do të grumbullohen të dhënat edhe për diasporën.

Në fund të fjalës së tij të rastit, Berisha falënderoi të gjithë përfaqësuesit nga zyrat dhe organizata ndërkombëtare për kontributin, dhe mbështetjen e tyre për projektin nacional të regjistrimit. Udhëheqësja e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Namani-Mujko, në fjalën e saj të rastit foli mbi rëndësinë e të dhënave të përditësuara statistikore për indikatorë kyq demografik dhe socio-ekonomik. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të ndihmojnë në arritjen e përmbushjes së obligimeve për agjendën evropiane për statistikat, dhe arritjen e agjendës globale për 244 indikatorët e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm, për thuajse dekadën e ardhshme vitin 2030.

Zëvendësshefi i Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankuz Soykan, tha që regjistrimi i popullsisë është një aktivitet shumë i rëndësishëm për vendimmarrjen, dhe drejt përmbushjen e kritereve ndërkombëtare për demokratizimin, sundimin e ligjit, dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ai rekomandoi, që gjatë implementimit të regjistrimit në vend të aplikohen rekomandimet e dhëna nga Këshilli i Evropës.

Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë, Avni Kastrati i njoftoi pjesëmarrësit lidhur me realizmin e aktiviteteve të regjistrimit, ku në detaje prezantoi përmbajtjen e pyetësorëve të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Pjesa e dytë e takimit vazhdoi me diskutim konstruktiv mbi përmbajnë e pyetësorëve të regjistrimit. Përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pranuan propozimet dhe komentet që u adresuan, në mënyrë që pyetësorët e regjistrimit të popullsisë të jenë sa më kualitativ dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira shtetërore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?