KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Fushë-Kosovës dënohet me 6 mijë euro për pengim të qasjes në dokumente publike
Politikë

Komuna e Fushë-Kosovës dënohet me 6 mijë euro për pengim të qasjes në dokumente publike

Kosova News
Kosova News 15:52 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka dënuar me 6 mijë euro Komunën e Fushë-Kosovës pasi kjo e fundit nuk ka lejuar qasje në dokumente publike.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së në këtë komunë, Durim Hajra.

Ai e ka akuzuar ekzekutivin komunal për mostransparencë lidhur me shpenzimin e parasë publike.

“Komuna e Fushë-Kosovës renditet në mesin e komunave me nivelin me të ulët të transparencës, renditet në mesin e komunave Leposaviq, Mitrovicë e Veriut e Zveçan. Ne, në vazhdimësi kërkojmë nga qeverisja lokale që të jetë më e hapur dhe transparente, mirëpo deri më tani ka vazhduar me avazin e vjetër. Duke parë që nuk po na lejohet qasja në dokumente publike, ne iu kemi drejtuar Agjencisë për Informim dhe Privatësi, i cili konform legjislacionit në fuqi ka ndërmarrë masa ndaj Komunës së Fushë-Kosovës për shkak se nuk na ka dhënë qasje në dokumente publike”, thuhet në reagimin e Durim Hajrës. “Dje kam pranuar njoftimin nga ky Agjencion se Komunës së Fushë-Kosovës i janë shqiptuar dy gjoba nga 3,000€, për shkak se nuk na ka dhënë qasje në dokumentet publike të kërkuara. Pra, në këtë rast kemi të bëjmë me një papërgjegjësi totale si në raport me transparencën po ashtu edhe në raport me paranë publike”.

Këshilltari Hajra thotë se nga komuna kanë kërkuar qasje në të gjitha marrëveshjet e kryetarit dhe Drejtorisë së Urbanizmit që i kanë nënshkruar me ndërtuesit në kuadër të bonuseve për ndërtim në periudhën 2017-2022.

Kurse në kërkesën tjetër është kërkuar lista e të punësuarve me kontratë për punë specifike gjatë vitit 2022 nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe lista e përfituesve të mbështetjes financiare nga subvencionet dhe transferet për vitet 2021 dhe 2022.

Shefi i GK të LVV-së ka theksuar se kryetari i komunës, Burim Berisha, në këtë rast po e shkelë ligjin duke ua pamundësuar qasjen në dokumente që, sipas tij, do të duhej të ishin publike.

“Por edhe po e dëmton buxhetin e komunës me vetëdije të plotë. Jemi në pritje të përgjigjeve edhe të disa kërkesave të tjera. Uroj që kryetari mos të vazhdojë me këtë mostransparencë sepse tash po e dëmton edhe paranë publike dhe për këtë gjë duhet të jap përgjegjësi penale”, ka thënë ai.

Në vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi thuhet se shqiptohet gjobë ndaj Komunës së Fushë-Kosovës për moszbatimin e vendimit të këtij institucioni Nr. A-12/2023 të datës 27.01.2023 në shumën prej 3 mijë eurosh për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike. Njësoj shkruhet edhe në vendimin tjetër të të njëjtës datë.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?