KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon Rusinë me armë
Botë

ShBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon Rusinë me armë

Kosova News
Kosova News 18:11 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të hënën se ai është “i shqetësuar” se Kina po shqyrton mundësinë e mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë përmes furnizimit me armë.

“Jemi të shqetësuar se Kina po shqyrton mundësinë për të mbështetur Rusinë në Ukrainë me ndihmë vdekjeprurëse. Ne po e ndjekim nga afër situatën. Theksova, njësoj siç tha Presidenti Biden kur bisedoi me Presidentin Xi Jinping kur nisi agresioni në Ukrainë, se do të kishte pasoja për marrëdhëniet mes dy vendeve tona në Kina furnizon me armë Rusinë ose e ndihmon në mënyrë sistematike për shmangien e sanksioneve”, tha Antony Blinken , Sekretari amerikan i Shtetit .

Një përshkallëzim i tillë do të nënkuptonte “pasoja reale” për Kinën, u tha zoti Blinken gazetarëve në Ankara.

“Nga bisedimet me përfaqësues të vendeve të tjera, përfshirë gjatë konferencës së Mynihut, di se shumë vende të tjera do ta merrnin shumë seriozisht nëse Kina ofronte një mbështetje të tillë për Rusinë. Dhe ky do të ishte një problem real për Kinën në marrëdhëniet e saj me shumë vende të tjera, jo vetëm Shtetet e Bashkuara. Kështu që ne shpresojmë dhe presim që ata të tregohen të duruar për të përshkuar atë udhë”, tha zoti Blinken.

Zoti Blinken nuk tha konkretisht se çfarë masash do të merrte SHBA-ja për t’iu përgjigjur mbështetjes ushtarake kineze për Rusinë.

Kina reagoi menjëherë duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në pozita për të bërë kërkesa të tilla ndaj Kinës.

“Partneriteti i bashkëpunimit të Kinës me Rusinë bazohet tek parimet e pavarësisë, moskonfrontimit dhe mosvënies në shënjestër të palëve të treta dhe është çështje e sovranitetit të dy vendeve të pavarura”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës

Deri më tani, mbështetja e Kinës ndaj Rusisë ka qenë politike, Pekini ka ndihmuar në parandalimin e përpjekjeve për të dënuar Moskën në Kombet e Bashkuara.

Por në një kohë që Shtetet e Bashkuara lëshuan paralajmërimin për autoritetet kineze, diplomati më i lartë i Kinës, Wang Yi po viziton sot Moskën, në kuadër të një turi 8 ditor në Europë. Ai pritet të takohet me zyrtarët rusë disa ditë pasi u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetiti, Antony Blinken, gjatë punimeve të konferencës së Mynihut. Pas takimit me diplomatin e lartë kinez, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara se Kina mund të furnizonte me armë Rusinë. Po ashti ai i bëri të qartë zotit Wang Yi se lëshimi i balonës kineze në Shtetet e Bashkuara ishte i papranueshëm dhe nuk mund të përsëritej. Kina deri tani nuk ka kërkuar falje. Media shtetërore kineze raportoi se Pekini u kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndryshonin qëndrim dhe të riparonin dëmet që i janë shkaktuar marrëdhënieve mes dy vendeve./VOA/

Gjithashtu lexoni:

BE-ja përgatit masa ndëshkuese kundër Izraelit në përgjigje të veprimeve të tij në Gaza

Alarm i rremë për zjarr në aeroplanin e Ryanair, pasagjerët hidhen nga krahu i aeroplanit

Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac

Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?