KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përmbyset një autobus me emigrantë në Meksikë, 17 persona humbin jetën
Botë

Përmbyset një autobus me emigrantë në Meksikë, 17 persona humbin jetën

Kosova News
Kosova News 17:56 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një autobus që transportonte emigrantë nga Venezuela, Kolumbia dhe vendet e Amerikës Qendrore u përmbys në Meksikën qendrore, 17 persona humbën jetën, sipas zyrtarëve.

Aksidenti ndodhi në një autostradë dje pasdite, teksa një autobus me 45 persona në bord po shkonte drejt veriut, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm i shtetit Julio Huerta.

“Pesëmbëdhjetë persona vdiqën menjëherë në momentin e aksidentit”, tha ai në një konferencë për shtyp. 15 të tjerë u shtruan në spital, dy prej të cilëve vdiqën më vonë, ndërsa pesë të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Zyrtari nuk tha se sa nga të vdekurit dhe të plagosurit ishin emigrantë, dhe agjencia e imigracionit e Meksikës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Emigrantët shpesh marrin rrugë të rrezikshme për të kaluar kufirin në Meksikë për të shkuar në ShBA.

Mediat meksikane raportuan se autobusi u përmbys kur shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Javën e kaluar, dhjetëra emigrantë u vranë në Panama, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas në një shkëmb, ky është aksidenti më i rëndë që përfshin emigrantët në historinë e vendit.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja përgatit masa ndëshkuese kundër Izraelit në përgjigje të veprimeve të tij në Gaza

Alarm i rremë për zjarr në aeroplanin e Ryanair, pasagjerët hidhen nga krahu i aeroplanit

Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac

Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?