KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK me rezolutë për tatimin në pronë, kërkon të anulohet vlerësimi i Ministrisë dhe faturat të llogariten si më herët
EkonomiPolitikë

LDK me rezolutë për tatimin në pronë, kërkon të anulohet vlerësimi i Ministrisë dhe faturat të llogariten si më herët

Kosova News
Kosova News 15:59 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike të Kosovës ka dalë me një rezolutë pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë, që erdhi pas rivlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Rezolutën e propozoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha kjo po bëhet për të gjetur zgjidhje e jo për të bërë zhurmë.

“Për të dalë nga kjo situatë, ne propozojmë këtë rezolutë për të gjetur zgjidhje, jo vetëm për të kry një debat parlamentat dhe për të bërë zhurmë”, tha Hoti.

Përmes kësaj rezolute, LDK-ja po kërkon që Ministria e Financave të pezullojë rivvlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak.

“Ministria e Financave të pezullojë rivvlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak. Kjo është plotësisht e realizueshme dhe nuk ka asnjë ndikim te komunat sepse buxhetet e komunave janë të planifikuara me ngarkesat e vjetra tatimore të tatimit në pronë”, tha Hoti.

Pika e dytë parasheh që Ministria e Financave të sjellë në Kuvend Ligjin për Tatimin në Pronë.

“Ministria e Financave të sjellë në Kuvend Ligjin për Tatimin në Pronë, i cili duhet të përmbajë amandamentet që do të mundësojnë dy gjëra. E para të jep mundësi që të përshtasë ngarkesën tatimore në përputhje me situatën ekonomike dhe këtu mund të nxjerrim indikatorë konkret se kur mund të bëhen këto përshtatje dhe e dyta të lejojë mundësinë që të mund të ndryshohet pragu tatimor, ndoshta të ulet norma minimale”, deklaroi Hoti.

Kërkesa e fundit është që Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat, gjatë vitit 2023 fillimisht të bëjë rivlerësimin e pronave dhe zonimin e ri.

“Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat, gjatë vitit 2023 fillimisht të bëjë rivlerësimin e pronave, e ndoshta të kalohet edhe te vlerësimi individual i pronave, e jo të bëhet vlerësimi për gjithë zonën, sepse ka lagje, ka zona të qyteteve, me një zonë ka banesa që janë ndërtu para 60 vjete dhe ka banesa që janë ndërtu para tri vjetëve. Vlera e tyre s’mund të jetë e njëjtë. Pra gjatë këtij viti të bëhet zonimi i ri dhe vlerësimi i ri”, tha deputeti ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?