Që nga java e kaluar në Turqi dhe Siri po vazhdojnë kërkimet për shumë njerëz të cilët kanë mbetur poshtë rrënojave pas tërmeteve të fuqishme që goditën të dyja vendet.
E një kontingjent i kërkim-shpëtimit u nis nga Kosova për t’iu dalë në ndihmë shtetasve turq.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur që ta nxjerr të gjallë një 26 vjeçare nga rrënojat.
Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Fanol Shala, anëtar i kësaj shoqate.
“Deri më tani kemi nxjerrë më shumë njerëz të vdekur. Poothuajse cdo e dyta e tretë shtëpi ka njerëz të vdekur brenda dhe më shumë duhet em u marrë me ta. Sot e patëm fatin pas intervenimit që cdoherë po na thërrasin e po dalin lajme të rreme se ka njerëz të gjallë…sot për fat të mirë e patëm rastin me intervenu te një person që ishte i gjallë. Thjeshtë shkuam si assitencë pasi që ka përfunduar. Po ju çoj direkt tek vendi ku e kemi nxjerrë. Vetëm mundeni me e pa këtë pamje, dysheku që është poshtë saj aty ka qenë një 26 vjeçare dhe bageri deri në këtë pikë i ka largu të gjitha këto. Ajo ka jetu aty deri më sot dhe sot e kemi nxjerrë të gjallë”,tha Shala.
Ai po ashtu se në atë vend është nxjerrë edhe një tjetër grua, por e pajetë.
“Nuk ka ndjenjë më të bukur se me shpëtu dikë. E di se shumë njerëz na kanë shkru me qenë pjesë e kësaj ekipe por ja që fati ka dashur e s’kemi pasur mundësi ëpr shkak të kohës së shpejtë të reagimit që është dashtë me e bë”.
Shala tha se kanë bashkëpunim shumë të mirë edhe me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët gjenden atje.
“Kemi bashkëpunim shumë të mirë, sot jemi takuar edhe me ekipën e tyre. Kemi bashkëpunim shumë të kënaqëshëm, si me pajisje, si me njerëz, por ekipet operojnë në vende të ndryshme se këtu kudo që shkelë ka njerëz që kanë nevojë dalin të nalin në rrugë për me ua tërheq familjarët ose thonë se kemi njerëz të gjallë, për me ua tërheq të vdekurit. Është gjendje e rëndë, e rëndë me të vërtetë. Pjesëtarë te FSK-së kanë pasur fatin që dje të tërheqin edhe njeriun e katër të gjallë, e që është fat i madh”,theksoi Shala.
“Kur Zoti e mundëson atë se me jetu në mes gjithë kësaj rrënoje që i ka hyp përsipër, është normal e pamundur, logjikisht s’mundet me paramendu njeri por ja qe edhe kjo ndodhë”, tha ai.
“Na kena bo kërkesë në ambasadën turke për të marrë pjesë këtu e ata e kanë përkrahë këtë kërkesë”.
Mijëra njerëz kanë humbur jetën si shkak i këtyre tërmeteve, e që padyshim është një nga tragjeditë më të rënda që njerëzimi është ballafaquar ndonjëherë me të.


