KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bërnabiq për Asociacionin: Më duket se jemi në këndvështrim të njëjtë me BE-në e ShBA-në
Politikë

Bërnabiq për Asociacionin: Më duket se jemi në këndvështrim të njëjtë me BE-në e ShBA-në

Kosova News
Kosova News 16:53 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot ka deklaruar se janë të gatshëm për dialog.

Ajo ka theksuar se është koha e fundit, për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me formimin e Asociacionit, Bërnabiq ka thënë se i duket që janë në këndvështrim me bashkësinë ndërkombëtare.

Bërnabiq ka theksuar se pavarësisht se çka thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ne e dimë çfarë duhet të zbatohet”.

“Ne jemi të gatshëm për dialog dhe do të jemi gjithmonë aty në tryezë për të biseduar…Është vërtet koha e fundit, mund të them se koha e fundit ka qenë ndoshta pesë vjet më parë, për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në prill do të bëhen 10 vjet dhe dua që t’u falënderohem shumë partnerëve tanë perëndimor dhe komunitetin ndërkombëtar, sepse ata insistojnë në krijimin e një Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç e kemi nënshkruar në 2013 dhe 2015, dhe siç kemi diskutuar deri diku, në fund të vitit 2022, dhe veprimi i radhës duhet të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra, më duket se jemi në të njëjtin këndvështrim me bashkësinë ndërkombëtare, në radhë të parë, natyrisht, e kam fjalën për partnerët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra pavarësisht se çfarë thotë Albin Kurti, ne e dimë se çfarë është nënshkruar dhe çfarë duhet të zbatohet.”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, sot ka mbajtur debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se plani evropian përbën një avancim serioz në raportet ndërkombëtare me Serbinë si dy shtete që e njohin shtetësinë njëra-tjetrës defakto. Kurse, çështja e Asociacionit do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit, i cili mund të krijohet nëse plotësohet 6 parimet që i ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie
18:45 -27/07/2026
UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt
18:38 -27/07/2026
Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona
18:15 -27/07/2026
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
17:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?