Pasi që Gjykata e Apelit gjatë ditës së sotme refuzoi kërkesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, për lirimin e tij nga paraburgimi, avokati i njohur Tomë Gashi, ka njoftuar se nga sot iu është bashkuar ekipit mbrojtës të Krasniqit, duke thënë se për të duhet të ketë drejtësi e jo kalkulime të Prokurorisë, përcjell KosovaNews.
“Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtes te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtës, se shpejti do te paraqesim ankese ne Gjykatën Supreme te Kosovës, e cila duhet ta liroje z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejtë, i panevojshëm, e i kundërligjshëm!”, ka shkruar Gashi në facebook
Ai ka thënë se:
“Po flitet se Nagipi, ne KEK, plotve iu ka ndale tagjine, por une nuk po mundem ta besoj qe ata kane ndikim ne drejtësi. “
Sipas tij, sa më shpejt që Krasniqi lirohet, aq me shpejt një padrejtësi ndaj tij përmirësohet!
Postimi i plotë:
Lexo po ashtu:


