Edhe pse prej shumë muajsh, në Kosovë ka mbretëruar një situatë e qetë sa i përket përballjes me virusin COVID-19, ende ka raste aktive.
86 mijë doza të vaksinave variant-kontrolluese COVAX, kanë arritur në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Seth Berkely, shefi ekzekutiv i institucionit që synon t’ua mundësojë shteteve të varfra qasjen në imunizim, Gavi-Aleanca e Vaksinave.
“86 mijë doza të vaksinave të reja variant-frenuese COVAX kanë arritur në Kosovë, të dhuruara nga @nestrangeiro_pt përmes #COVAXit. Një hap i rëndësishëm për paanësinë për vaksina dhe për parën prej shumë dërgesave të COVAXit për t’u dhënë shteteve qasje në mjetet më të avancuara në dispozicion për ta luftuar COVID-19-shin”.
“Kjo bazohet në punën e COVAX-it përgjatë vitit të fundit për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të vogla në zhvillimin e programeve përforcuese. 80 shtete dhe territore AMC tashmë kanë filluar me këto programe, duke ua siguruar popujve të tyre mbrojtjen më të mirë kundër një rishfaqjeje të pandemisë”, ka shkruar Berkley në Twitter.