KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA, ky është mesazhi i Ademit
Sport

8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA, ky është mesazhi i Ademit

Kosova News
Kosova News 09:16 -03/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë së 3 maj 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së futbollit të Kosovës.

Sipas tij, kongresi i Budapestit i dha fund izolimit tonë të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë.

“3 maj, 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit. Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest. Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit tonë të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë. Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova. Nga aty filloi një epokë e re për Federatën e Futbollit të Kosovës. Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë. Ekipet kombëtare janë konsoliduar, kanë bërë përparime të dukshme dhe janë në ndjekje të ëndrrës së madhe – kualifikimit në finalet e kompeticioneve madhore. Një punë e madhe është bërë në krijimin e kuadrove të reja përmes UEFA-s për trajnerët, gjyqtarët e administratorët e futbollit. Me mbështetjen e programeve nga UEFA e FIFA kemi gjithëpërshirje të komunitetit dhe futbollin e kemi shndërruar në aset kombëtar”, ka shkruar Ademi.

Tutje, i pari i futbollit tonë, thotë se që nga 3 maji i 2016-tës, energjia e re dhe dëshira për sukses e kanë shndërruar futbollin në një fuqi të pasur me arritje dhe mundësi.

“Me investimet në infrastrukturë si dhe vendosjen e standardeve të reja, jemi duke krijuar një mjedis më të mirë për të gjithë komunitetin e futbollit. Sot, ne festojmë këtë ditë me krenari dhe falënderim për të gjithë ata që kanë punuar e mbajtur gjallë futbollin që nga vitet e okupimit e deri në anëtarësimin tonë në UEFA, madje duke e sakrifikuar edhe pasurinë e familjeve të tyre. E teksa kujtojmë të kaluarën, jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për futbollin kosovar. Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me Komitetin Ekzekutiv, do të shtyjmë para të gjitha proceset me besim e përkushtim që futbolli ynë të shkëlqejë në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare”, ka thënë Ademi.

Pranimi në UEFA, i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.  

Gjithashtu lexoni:

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme

Sonte Francë-Angli, sfida për vendin e tretë

Kosova News 03/05/2024 03/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren
15:55 -20/07/2026
Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
15:28 -20/07/2026
Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri
14:40 -20/07/2026
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare
14:21 -20/07/2026
Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten
13:49 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?