Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, komentoi situatën e krijuar pas dështimit të seancës për djeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se si do të shkohet tutje pritet që të shihet, duke shtuar se tani jemi në territor të pashkelur, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët.
“Ju ishit dëshmitarë të asaj që ndodhi ditën e djeshme. Shumica e Kuvendit ka votuar kundër. Kjo nënkupton refuzim të pranimit të rezultatit të certifikuar të KQZ-së. Si do të shkohet tutje pritet që të shihet. Mendoj që tani jemi në territor të pashkelur, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët. A i bin kjo që deputetët që kanë votuar kundër duhet të tërhiqen dhe të lirojnë vendin. Synimi ynë është se jemi të përkushtuar që vendi të ketë institucionet e veta dhe të ketë një legjitimitet derisa të votohet Qeveria Kurti III.
“Sa i përket deputetëve të komuniteteve joshumicë, votimi i djeshëm nuk paraqet votim ndaj qeverisë. Ka qenë votimi i procedurës formale. Ishte si hap drejt kontituimit të Kuvendit. Nuk ka qenë paraqitje e mbështetjes. Nuk ka të bëjë me mungesë të mbështetjes”, tha Murati.