KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 76 milionë euro borxhi ndaj Komunës së Prishtinës, prej tyre 40 milionë nga tatimi në pronë
Lajme

76 milionë euro borxhi ndaj Komunës së Prishtinës, prej tyre 40 milionë nga tatimi në pronë

Kosova News
Kosova News 18:52 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Borxhi i qytetarëve të Prishtinës ndaj Komunës kap vlerën e 76 milionë eurove, prej tyre 40 milionë euro për tatimin në pronë, sipas raportit të pasqyrës financiare për vitin 2023 nga Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Sipas ZKA-së, komuna nuk ka marr hapa të mjaftueshëm për mbledhjene borxheve.“Llogaritë e arkëtueshme për vitin 2023 ishin gjithsej 76,035,612€, prej të cilave 40,288,843€ apo 53% ishin për tatimin në pronë.

Komuna kishte dërguar një listë për kërkesë të inicimit të procedurës përmbarimore, ndaj disa debitorëve për përmbushjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë në dhjetor të vitit 2022, megjithatë nuk kishte pasur asnjë rezultat në arkëtimin e këtyre borxheve. Më tutje komuna nuk kishte marrë veprime tjera lidhur me arkëtimin e borxheve”- thuhet në raport.

Pjesa tjetër e borxhit vjen nga taksat nga infrastruktura në vlerë 4 milionë euro, taksat nga leje ndërtimi në vlerë rreth 13 milionë euro, nga mbeturinat në vlerë 12 milionë euro, nga shpronësimet në vlerë 5.6 milionë euro.

“Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së veprimeve të vazhdueshme të departamenteve përgjegjëse në tentim të mbledhjes së të arkëtueshmeve. Mosinkasimi i të arkëtueshmeve reflekton në shkallë më të ulët të buxhetit nga të hyrat vetanake”- thuhet më tej në raportin e ZKA-së.

Raporti rekomandon që Kryetari  të sigurojë forcimin e mekanizmave të kontrollit në mbledhjen e borxheve nga tatimpaguesit, duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet në dispozicion, pa përjashtuar edhe veprimet ligjore.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?