KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “700 mijë euro u zhdukën për 30 ditë” – Sigal Prishtina shpërthen me akuza, por garanton mbijetesën e klubit
Sport

“700 mijë euro u zhdukën për 30 ditë” – Sigal Prishtina shpërthen me akuza, por garanton mbijetesën e klubit

Kosova News
Kosova News 15:48 -24/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtina, Luan Maloku, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish-kryesisë së klubit, duke folur hapur për keqmenaxhim financiar dhe obligime të trashëguara, por njëkohësisht ka dërguar mesazh të qartë se klubi nuk do të shuhet dhe se bashkimi brenda qytetit është më i madh se kurrë më parë.

Në deklaratat e tij, Maloku ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si janë shpenzuar mjetet financiare, duke e cilësuar si jonormale zhdukjen e rreth 700 mijë eurove brenda vetëm 30 ditësh, ndërsa paralajmëroi se për këto raste do të merren institucionet kompetente.

Ai theksoi se, pavarësisht borxheve dhe proceseve të hapura, klubi do të vazhdojë rrugën përpara dhe nuk do të dorëzohet.

“Me të ardhur në zyrë, ne kemi parë që këtu ka pasur shumë keqpërdorime dhe, kur them se në rast se në një klub derdhen rreth 700 mijë euro, që janë derdhur në nëntor dhe dhjetor, dhe në atë klub kur fillon muaji janar nuk ke asnjë para në konto, kjo është keqmenaxhim, për të mos thënë keqpërdorim, por janë organet kompetente. Është shumë jonormale që 700 mijë euro për 30 ditë të avullojnë”, ka thënë Maloku.

Po ashtu ai përmendi disa nga obligimet me të cilat kanë has, por theksoi se ata nuk do të dorëzohen.

“Kur kemi ardhur këtu, e kemi hasur që kemi një obligim ndaj ATK-së, Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndaj Ligës ENBL. Kemi dy lëndë në BAT (Tribunalin Ndërkombëtar të Basketbollit), të dyja jemi duke i negociuar. Njëra është e trajnerit grek, i cili ka ardhur këtu; është vetëm pjesa e agjensionit që nuk u pagua. Flitet për 8 mijë euro dhe nuk është fundi i botës dhe nuk po shuhet klubi”.

“Bash për këto ju kam thirrur me ju tregu që na veç përpara kemi me shku dhe kjo na ka bashkuar. Dhe kurrë më shumë media nuk kam parë; nuk e di a keni ardhur me marrë lajmin e keq, por unë po ua jap të mirin që ky klub kurrë më i bashkuar nuk ka qenë në krejt qytetin, me krejt njerëzit, se Prishtina ka njerëz të vërtetë të vet që nuk e lënë me ra prej këtij vendi. Dhe ne shumë të bashkuar dhe më shumë se kurrë jemi”, përfundoi drejtori i Sigal Prishtinës.

Në konferencë për shtyp ishin edhe legjenda e klubit, Edmond Azemi dhe kapiteni i ekipit, Arbër Sinani. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Kosova News 24/02/2026 24/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?