Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shpallur konkurs për Kadet Korrektues, respektivisht janë hapur 70 vende pune.
Në një njoftim të këtij institucioni bëhet e ditur se aplikimi për pozitën e Zyrtar Korrektues fillon me datë 31.07.2023 dhe do të jetë i hapur deri më 14.08.2023, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Nga g70 vendet e reja të punës, 20 pozita janë hapur për Qendrën Korrektuese në Dubravë, kurse 18 për Burgun e Sigurisë së Lartë.
Në konkurs specifikohet se 18 pozita janë hapur edhe për Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, kurse 14 pozita për Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Puna është me afat të pacaktuar (kontratë e gjatë dhe karriere).
Përveç dokumentacionit që kërkohet për këto vende punë, ata që aplikojnë për të fituar punën do t’i nënshtrohen testit me shkrim, testimit të aftësive fizike, intervistës dhe kontrollit mjekësor, raporton KosovaNews.
Këtu më poshtë keni linkun: