KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e targave dhe zhvillimet në veri, Besnik Bislimi sonte në Bruksel
Politikë

Çështja e targave dhe zhvillimet në veri, Besnik Bislimi sonte në Bruksel

Kosova News
Kosova News 18:39 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se kryenegociatrët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takim në mënyrë sa më urgjente.

Ai theksoi se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet që të mbërrijë sonte në Bruksel.

Po ashtu sipas Borrell, duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kjo kur do të fillojë shqiptimi i gjobave në veri për ata që nuk kanë targat e automjeteve RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim në mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

“Kryenegaociatorët do të fillojnë të punojnë këtu në Bruksel për hapat e ardhshëm. Ata do të fillojnë të punojnë sonte. Pala kosovare është duke mbërritur sonte. Jam i gatshëm t’i mbledhë liderët nëse negociatorët ia dalin të gjejnë zgjidhje praktike para afatit të 21 nëntorit” ka thënë Borell.

Ndryshe duhet përkujtuar që serbët kanë vazhduar të kundërshtojnë ri-regjistrimin e automjeteve dhe konvertimin e targave në RKS.

Kësisoj dorëheqje të shumta pati gjatë javëve që lamë pas.

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq për sabotim të punës rreth 600 zyrtarë policorë nga nacionaliteti serb dhanë dorëheqje.

Po ashtu Lista Serbe njoftoi për largim nga institucionet e Kosovës.

Dorëheqje më pas dhanë edhe doganierë e zyrtarët të shumtë të KQZ-së.

Prokurorë, gjyqtarë e kryetarë të komunave me shumicë serbe gjithashtu njoftuan për largim nga pozitat të cilat mbanin deri më tani.

Lidhur me këto zhvillimeve nga SHBA dhe BE-ja është kërkuar që të shtyhet afati për çështjen e targave, gjë e cila ishte kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria mori vendim që si fillim serbëve t’u shqiptohen fletëqortime, e më pas të vazhdohet me gjoba.

Situata e krijuar në veri të vendit në lidhje me këto zhvillime bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të kërkojnë vazhdimisht që institucionet e Kosovës të shtyjnë këtë afat, si dhe në mënyrë urgjente të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, gjë që është kundërshtuar hapur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Borrell kërkon marrëveshje Kosovë-Serbi para 21 nëntorit

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?