KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 75 Milionë euro nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e familjeve dhe bizneseve kosovare të prekur nga kriza ekonomike
Ekonomi

75 Milionë euro nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e familjeve dhe bizneseve kosovare të prekur nga kriza ekonomike

Kosova News
Kosova News 12:53 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian pritet të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën me qëllim të mbështetjes financiare të ekonomive familjare dhe bizneseve të prekura nga kriza ekonomike që tanimë e ka kapluar mbarë evropën.

Kështu ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila vizitoi Kosovën më 27 tetor, shkruan KosovaNews.

“Tani për tani keni nevojë për mbështetje të menjëhershme financiare kështu që ne do t’ju garantojmë 75 milionë euro për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare. Të të gjitha procedurat e nevojshme do t’i finalizojmëderi në fund të vitit.”, tha Von der Leyen në një konferencë të përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Evropa aktualisht po përballet me një krizë energjetike si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Furnizimi me gaz për ngrohje, por edhe energji elektrike është paralajmëruar se do të vështirësohet gjatë këtij dimri.

Von der Leyen në deklaratën e saj, po ashtu tha se Kosova do të përfitojë nga diskutimet e BE-së blerjen e gazit

“Për ju është me rëndësi që të keni qasje në blerjen e gazit. E di që ndoshta s’është aq e rëndësishme për Kosovën, mirëpo duhet t’i bashkoheni përpjekjeve për blerjen e gazit ku do të përfitoni nda propozimet ligjore që i kemi në BE në lidhje me tavanin për çmimet e gazit por edhe në diskutimet për ndikimin e çmimeve të karburantit që ndikojnë në çmimet e elektricitetit.”, u shpreh ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke falënderuar BE-në për këtë mbështetje, tha se “është vendimtare që BE-ja të “na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë me përballje me krizat, si ajo energjetike”

Lexo po ashtu:

Osmani: Targat janë çështje e ligjit, Serbia po vallëzon me melodinë e Putinit – mos të lejohet të shkaktojë tensione e destabilizim

Kosova siguron shumicën e furnizimit me energji elektrike përmes prodhimit të saj me qymyr. Nevoja për import të energjisë rritet gjatë dimrit, pasi kapacitetet vendore nuk mbulojnë nevojat për gjithë vendin.

Përveç mbështetjes së menjëhershme për krizën aktuale, Von der Leyen tha se pritet të ketë një investim tjetër prej 500 milionë eurosh për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Duam t’iu ndihmojmë në pavarësinë tuaj energjetike. Qasja jonë është se do të ofrojmë mbështetje të fortë për të ndërtuar kapacitete të reja, për të zëvendësuar qymyrin me energji të ripëritshme”, tha ajo.

Lexo po ashtu:

Presidentja e Komisionit Evropian i jep mbështetje Kosovës për liberalizim dhe për targat RKS

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi

Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike

TAGGED: Bashkimi Evropian, kriza ekonomike, kriza energjetike, Ursula von der Leyen, Vjosa Oamani
Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?