Aktualisht janë 589 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 140 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,199.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.630 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,155 qytetarë.
Deri më sot 824.538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.018 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,727 persona.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/