KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 35-vjetori i grevës së minatorëve, kryeministri Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë
Politikë

35-vjetori i grevës së minatorëve, kryeministri Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Kosova News
Kosova News 13:02 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit buron nga greva e minatorëve të “Trepçës”. Kurti tha se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.

Në 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës, Kurti tha se përmes grevës e cila zgjati tetë ditë, minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.

“Po takohemi sot në ditën e minatorit në ditën e lavdishme në vendin tonë. 20 shkurti i vitit 99’ ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1999, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë”, tha Kurti.

Ai tregoi edhe për investime që është duke i bërë Qeveria në “Trepçë”, të cilën e quajti “pasuri tonën”.

“Në gjendje jo të mirë shëndetësore qëndruan mbyllur nëntokë. Minatorët tanë nuk u dorëzuan para të keqes me vendosmërinë e tyre. U përkulemi në nderim përjetë e mot. Në minierë puna jonë është e rëndë por misioni është i mundshëm. Trepçën sot e mbajmë si pasuri tonën duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë si Qeveri dhe me përkushtimin tuaj”, tha Kurti.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, foli për historikun e kësaj ndërmarrjeje. Tha se daton që nga vetë ekzistimi i Kosovës, përçka kërkoi të jenë unifikues kur bëhet fjalë për Trepçën. Ai foli edhe për kontributin e minatorëve ndër vite.

“Jemi mbledhur sot këtu për të kujtuar grevën e vitit 1989. Minatori i Trepçës dje sot vazhdon të dëshmojë për daljen nga sfidat dhe për të na bërë krenar. Trepça që nga fillet e saj që nga koha romake ka vendosur themelet e saj, ka kaluar në vështirësi në këtë rast nuk mund të mos i përmendim shfrytëzimin abuzimet që i janë bërë Trepçës qe janë plagë të paharruara. Historiku i Trepçës, minatori është guri i pathyer si gurët e Trepçës. Kjo reflekton nga vetë qytetarët që u lindën dhe rriten. Sot në 35 vjetorin të kujtojmë për të mos harruar kurrë djersën mundin për të ndërtuar shtetin tonë. Festojmë qëndresën përkushtimin për zanatin e tyre, shikojmë nga e ardhmja. Mbetet një dëshmi e përpjekjeve tona, Trepça është e vjetër aq sa vendi ynë, të qëndrojmë të bashkuar për Trepçën”, tha ai, raporton EO.

E zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se janë në proces të rekrutimit të punëtorëve dhe në hapjen e rrugës për investime të mëdha.  

“Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë Trepçën sepse është e jona. Trepça është e vetmja që ka një aksionar të dytë. Ndërmarrja po i kthehet minatorit dhe po punon në shtimin e numrit të tyre. Sa më shumë rekrutime të reja. Ndërmarrja po hap rrugën e investimeve të mëdha”, tha Mjeku.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, tha se pikërisht minatorët u bën motivues të spektrit politik të atëhershëm. Ai kërkoi kushte më të mira të punës për kolegët e tij.

“Është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për Trepçën por për gjithë popullin shqiptar. Sot kujtojmë 35-vjetorin e ngjalljes e motivit. Ishin pikërisht minatorët ata të cilët e motivuan spektrin politik e më pas u rreshtuan krahë UÇK-së duke krijuar fuqinë e madhe. Minatorët kanë nevojë të avancohen me kushte të punës”, tha ai.

Kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Januzi, tha se përkundër presionit serb, minatorët nuk e ndaluan grevën.

“Presioni serb ishte i madh, minatorët nuk u ndaluan po qëndruan pa ngrënë dhe pa pirë. Ata nuk hoqën dorë nga liria për demokraci. Sot festojmë jo vetëm arritjen tonë por edhe sfidat të vlerësojmë bashkëpunimin për të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?