KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar
Politikë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kosova News
Kosova News 18:56 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të ishte e hapur për diskutim me Britaninë e Madhe për çështjen e qendrave për imigrantët e paligjshëm që ia mësyjnë Mbretërisë së Bashkuar.

Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mohoi që ka marrëveshje me Britaninë, të ngjashme si atë me Italinë. E nga mediat britanike, deklarimi i Ramës u konsiderua “goditje e turpshme” për kryeministrin britanik, Keir Starmer, që po qëndron në Tiranë qe dy ditë. Starmeri është përpjekur të promovojë një plan për ngritjen e qendrave të ngjashme në vende të treta, për të strehuar azilkërkues të refuzuar nga MB-ja. Në konferencën për media në Tiranë, Starmer, u shpreh se po e diskuton një marrëveshje të tillë me disa shtete të tjera.

E të premten, e pyetur nga “Sky News” për këtë çështje, Osmani ka thënë se nuk ka diskutuar me Starmerin lidhur me qendrat e tilla.

“Nuk ka pasur bisedime zyrtare me Britaninë e Madhe për këtë çështje. Nuk është ngritur deri tash. Do të ishim të hapur ta diskutonim këtë. Gjithsesi nuk mund të them më shumë se kaq, ngase nuk i di hollësitë. Nuk mund të jap përgjigje për një kërkesë që s’është shtruar deri tash”, ka thënë ajo.

Osmani e ka quajtur Britaninë e Madhe “aleate të palëkundur” për Kosovën.

Rreth 22 mijë njerëz kanë shfrytëzuar Ballkanin Perëndimor për të hyrë në Evropë vitin e shkuar, sipas të dhënave të Britanisë së Madhe.

Ka pasur raportime se Britania po diskuton me nëntë shtete për qendra për refugjatët.

Janë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor që konsiderohen si bazë që Britania e Madhe ta luftojë imigrimin ilegal. Kosova është aty krahas Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, muajin e shkuar vizitoi Kosovën dhe në të njëjtën rrugë nënshkroi edhe një marrëveshje me Serbinë për të goditur kontrabandën.

“Sky News” në artikull ka theksuar se Kosova si një nga shtetet më të varfra të Evropës ka arritur marrëveshje me Danimarkën për t’i pranuar 300 të burgosur të huaj për të kryer dënimin në Kosovë para dëbimit. Marrëveshja është arritur në këmbim të 200 milionë eurove, por edhe pse e arritur më 2021, ende s’është funksionalizuar.

Qendra e azilit të Italisë në Shqipëri është strukturë që Italia e ka ndërtuar për të pranuar dhe trajtuar kërkesat për azil të emigrantëve që kapen në ujërat italiane. Në Shqipëri, në këto qendra, merret vendim për emigrantët që kapen – që të pranohen në Itali apo të kthehen në shtetet e tyre. Shqipëria garanton sigurinë, ndërsa qendrat menaxhohen nga autoritetet italiane. Projekti është paraparë të zgjasë pesë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Rama pas përfundimit të Samitit: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?