Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të votojë komisionin ad-hoc për votim të fshehtë të kryekuvendarit.
Kjo u konfirmua nga deputeti i kësaj partie, Lahi Brahimaj i cili tha se si parti nuk ndryshojnë qëndrim.
Sipas tij votimi i fshehtë në këtë fazë është antikushtetues.
“Po duket e njëjta rutinë, Aleanca qëndron në atë që i ka thënë në seancat e kaluara… Është joligjore, antikushtetuese nëse e kishin propozua në fillim sigurisht që do të votonim Komisionin, por tani jo në mes të seancave, jo”, tha ai.
Për herë të njëmbëdhjetë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në objektin e legjislativit për të vazhduar seancën konstituive, e cila ka nisur që nga 15 prilli.