Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi që të ‘‘formohet ndoshta edhe një si komision tjetër ad hoc, gjë që është kundërshtuar.Kadrijaj tha se komisioni e ka kryer punën e tij dhe se sot është dashur që seanca të vazhdojë aty ku ka mbetur herën e fundit.
“Nga kryesuesi u kërkua që të formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc, gjë që e kundërshtuam, për shkak se ka qenë një komision ad hoc, komisioni e ka kryer punën e tij. Sot është dashur të vazhdojë aty ku kemi ngelur. Kaq kanë të drejtë, kaq është dashur të bëhet dhe jo të thirren konsulta dhe të kërkohet të formohet një komision i ri. Qëndrimet i kemi të njëjta, kjo qeveri ka bërë shkelje, po vazhdon të shkelë kushtetutën’’, tha Kadrijaj