Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, por ai ka thënë se nëse shterën të gjitha opsionet që Kurti të zgjidhet kryeministër ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim edhe me partitë opozitar
‘’VV-ja është partia më e madhe në Kosovë dhe pothuajse i kanë marrë gjysmën e numrit të deputetëve të cilët janë me numrin e shqiptarëve, kështu që ky është si parim se adresa e parë e imja të jetë partia më e madhe. Në bazë të eksperiencës sime politike unë e shoh se ka një potencial për bashkëpunim edhe më të thellë edhe më të frytshëm dhe bazuar në këtë adresa e parë do të jetë zoti Kurti. Por, është normale sikurse kam thënë edhe më herët pas 20 vjetëve eksperiencë që kamë në politikë unë njihem personalisht me shumicën e kryetarëve të partive çoftë deputetë të partive, kështu që normale që kam komunikime me ta, jo në aspektin zyrtar por në aspektin privat dhe nëse në një moment ndodh që të bisedohet me partitë e tjera normale që jemi të hapur pasi që çdo takim nuk do të thotë konfirmim. Çdo takim është që të analizohet çka mund të jetë bashkëpunimi. Por, konsideroj se paria më e madhe e vendit e ka autoritetin e parë politik dhe ne si parti të vogla së pari duhet të bisedojmë me ta. Nëse shargohen krejt opsionet ku zoti Kurti do të jetë kryeministër, normale që unë njohëm personalisht edhe me të gjithë kryetarët e partitë politike dhe nuk është asnjë problem që mund të ulemi të bisedojmë për bashkëpunim. Sepse prej fillimit të karrierës sime politike kam qenë konstruktiv. Nuk kam asnjë problem personal me asnjë prej përfaqësuesve të partive politike”.
Minstri Rashiq nuk është optimist që më 15 prill mund të formohet Qeveria e re.
‘’Besoj se shumë herët është të konstatohet një gjë e tillë sepse unë jam i mendimi edhe pse zoti Kurti po përpiqet që të krijohet Qeveria sa më shpejtë që është e mundshme, por prapë unë nuk jam shumë optimist se mund të ndodhi që 15 prill të kemi Qeverinë e re sepse konsideroj se nuk kemi nevojë për kaq shumë nguti. Mirë është që të formohet sa më shpejtë, por unë jam besimit më së shumti që ajo Qeveri që formohet nëse unë jam pjesë e saj që të jetë stabile. Konsideroj se jemi në një situatë ku duhet ta tregojmë seriozitetin, profesionalizmin e po ashtu qëndrueshmëri politike ku të gjithë faktorët ndërkombëtar siç e dini edhe ju po thonë se po na duhet një partner i fuqishëm i cili është stabil me të cilin mund të bashkëpunohet në një afat prej 3-4 viteve, prandaj këto sugjerime që po na vijnë nga BE-ja duhet t’i marrim me seriozitet sepse të gjithë e kemi cakun final në BE kështu që duhet të jemi në harmoni me kërkesat që kanë ata. Jam për bashkëpunim afatgjatë dhe serioz sepse nuk kemi më kohë të humbim”.
Duke folur për një takim që ka zhvilluar me kryeministrin në detyrë për formimin e institucioneve, ministri Rashiq ka thënë se presin nga Qeveria e re fuqizim të komuniteteve.
‘’Brenda isntitucionit ka kapacitetet që mund të përdoret një fuqizim shtesë të komuniteteve sa i përket integrimit, sa i përket sfidave që i kemi në veri, sa i përket elementeve ekonomike që shkojnë në interes të komuniteteve. Pajtimi jonë ka qenë që ka kapacitete, ka mundësi por duhet t’i përdorim pak ma më përkushtim. Shyrjta përpara e agjendës Evropiane nënkupton dialogun, marrëveshjet të cilat duhet të zbatohen, por po pajtohem me zotin Kurti kur tha se duhet të ketë një pako që duhet të aprovohet në një mënyrë të cilën e parasheh edhe marrëveshjen e Ohrit dhe po ashtu edhe të Asociacionit që është një prej pjesëve të marrëveshjeve që kemi bërë”.
Por, sipas ministrit Rashiq partitë politike duhet të përjashtojnë opsionin për zgjedhje të jashtëzakonshme.