KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 27 vjet nga Masakra e Kotlinës, Kurti kërkon drejtësi për martirët
Lajme

27 vjet nga Masakra e Kotlinës, Kurti kërkon drejtësi për martirët

Kosova News
Kosova News 19:35 -24/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar martirët e Masakrës së Kotlinës në përvjetorin e 27-të.

“Në orët e para të mëngjesit të 24 marsit 1999, forcat serbe rrethuan fshatin Kotlinë me tanke dhe automjete të blinduara. Pjesëtarë të Brigadës së Mekanizuar 243 të Ushtrisë së Jugosllavisë, në bashkëveprim me njësite speciale të policisë, mblodhën me forcë banorët në qendër të fshatit, duke ushtruar dhunë dhe keqtrajtim ndaj civilëve të pambrojtur”, deklaroi Kurti.

“Pasi i keqtrajtuan, forcat e armatosura serbe vranë mizorisht tre të moshuar, trupat e të cilëve më pas i dogjën, në një akt brutal çnjerëzor. Më pas, gratë, fëmijët dhe pleqtë u dëbuan me dhunë nga fshati, ndërsa burrat u ndanë dhe u torturuan”, tha ai.

“Fshatin e shkatërruan pothuajse tërësisht, duke djegur shtëpitë, shkollën dhe ambulancën. 35 të rinj u morën peng dhe u dërguan drejt maleve, ku 22 prej tyre u vranë. Mes viktimave kishte edhe djem të moshës 16-17 vjeçare. Trupat e tyre u hodhën në puse të thella, dhe u mbuluan me eksploziv, në përpjekje për të fshehur krimin e kryer”, shtoi i pari i Qeverisë.

Kurti tha se gjashtë muaj më vonë, në shtator të vitit 1999, ekipe të mjekësisë ligjore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, kryen ekzaminime në terren dhe dokumentuan varreza masive në këto puse, duke ofruar prova materiale për vrasjet dhe përpjekjet për fshehjen e tyre.

“Edhe pse ish-gjenerali i policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq, një nga përgjegjësit, është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare, autorët e drejtpërdrejtë të kësaj masakre nuk janë përballur ende me drejtësinë. Në përvjetorin e 27-të, kujtojmë me dhimbje dhe nderim të gjithë të vrarët e Kotlinës. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, tha në fund kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 24/03/2026 24/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?