Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 2,184.
Në 24-orëshin e fundit 763 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur nga koronavirusi, kurse po dje janë shëruar 213 persona.
Ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,146 persona në Kosovë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 289 persona, ndërkaq në total nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,831,705 doza të vaksinës.