KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzat e kryeministrit Kurti se Lajçaku po mban anën e Serbisë – zëdhënësi i BE-së i quan “pretendime të pabaza”
Politikë

Akuzat e kryeministrit Kurti se Lajçaku po mban anën e Serbisë – zëdhënësi i BE-së i quan “pretendime të pabaza”

Kosova News
Kosova News 14:13 -19/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka quajtur pretendime të pabaza deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ishte në sinkron me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe mbajti qëndrim kundër Kosovës në takimin e 14 shtatorit në Bruksel.

“Nuk mund t’i komentojmë komentet e kryeministrit Kurti, sidomos kur janë pretendime të pabaza”, ka thënë ai.

Ai në një konferencë për media ka thënë se shtetet e Bashkimit Evropian ua kanë bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë se duhet të vazhdojnë t’i përmbushin obligimet e marra nga dialogu, sa më shpejt që është e mundshme dhe pa parakushte.

Stano ka thënë se shtetet e BE-së e kanë përsëritur shumë qartë se e mbështesin emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata e mbështesin që ai ta ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet. Kjo deklaratë është e mbështetur nga 27 vende të Bashkimit Evropian. 27 vendet e BE-së kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i përmbushin obligimet e tyre pa asnjë vonesë. Gjithashtu ua kujtojnë palëve për principin e konfidencialitetit në dialog, pasi ka komponentë sensitive. Kjo është shprehur shumë qartë për të dyja vendet”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që puna për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të nisë pa ndonjë shtyrje të mëtejmë apo parakushte.

Nëpërmjet një komunikate për media të publikuar të martën në mëngjes, Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e zbatimit të zotimeve të arritura në Marrëveshjen për normalizim dhe Aneksin e Zbatimit, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët sivjet. BE-ja ka përkujtuar se marrëveshja është obligative dhe luan rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Deklaratë e Bashkimit Evropian për takimin e 14 shtatorit në Bruksel dhe dialogun Kosovë-Serbi

Më 14 shtator, Kosova dhe Serbia patën takimin e fundit në kuadër të dialogut. Nuk pati asnjë rezultat nga takimi i ndërmjetësuar prej Lajçakut dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, ndërsa është ankuar se Serbia dhe ndërmjetësit kanë insistuar vetëm në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të hënën, Kurti ka akuzuar Lajçakun se po mban anë dhe ka dalë në sinkron me Serbinë kundër Kosovës.

Kryeministri Kurti akuzon Lajçakun për pozicionim kundër Kosovës: Serbia e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa
LIVE-VIDEO/ Kryeministri Kurti tregon prapaskenat e takimeve në Bruksel: Borrelli e Lajçaku ishin në sinkron me Serbinë 

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 19/09/2023 19/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?