Sinan Ogan që arriti t’i merr më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi, sot ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen me 28 maj do të mbështesin kandidatin e Aleancës Popullore, Recep Tayyip Erdogan, transmeton KosovaNews.
Kujtojmë se më 14 maj, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka marrë 49,34% të votave, duke mos arritur t’i kalojë 50% për t’u rizgjedhur në krye të shtetit turk.
Ai u ndoq nga kundër kandidati i tij Kemal Kiliçdaroglu që morri 44.99 për qind të votave.
Në këtë situatë, vendimtar do të jetë kandidati i renditur i treti me votat e marra.
Ai është Sinan Ogan, i cili mori se 5.24% të votave.
Pas përfundimit të procesit të votimit më 14 maj, Ogan kishte deklaruar se mund të bëjë diferencën në raundit e dytë me votat që i ka.
“Do të flas me liderët e aleancës sime dhe do të shkojë të pyes votuesit e mi në dy ditët në vijim. Më pas, unë do të marr një vendim për të kryer detyrën e radhës pas 14 ditësh”, kishte deklaruar Ogan.
Pasi që u takua edhe me presidentin aktual Erdogan edhe kundër kandidatin e tij Kemal Kilicdaroglu, sot njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen me 28 maj, do ta mbështes Erdoganin.
Nëse, 5.24 për qind të votave të Oganit, në raundin e dytë shkojnë për Erdoganin, atëherë presidenti aktual Recep Tayip Erdogan do të arrijë të kalojë 50+1% të votave duke u rizgjedhur përsëri në krye të shtetit turk./KosovaNews/
Lexo po ashtu:


