KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNICEF: Botës i duhen edhe 300 vite të tjera për të shpëtuar nga martesat e fëmijëve
Botë

UNICEF: Botës i duhen edhe 300 vite të tjera për të shpëtuar nga martesat e fëmijëve

Kosova News
Kosova News 17:46 -06/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përktheu: KosovaNews

Në një raport të ri, UNICEF-i përshëndeti numrin tentativë të martesave të fëmijëve në nivel global, por paralajmëroi se arritja e objektivit të zhvillimit të qëndrueshëm për të çliruar botën tereshit nga ky fenomen deri në vitin 2030, nuk është afër, përcjell KosovaNews.

Autorja kryesore e raportit, Claudia Cappa, deklaroi se martesat e fëmijëve janë në rënie në mbarë botën. Në 10 vitet e fundit, shkalla e martesave të fëmijëve ka rënë nga 23 për qind në 19 për qind. Por kjo sipas saj nuk është e mjaftueshme për ta arritur objektivin për të eliminuar martesat e fëmijëve deri në vitin 2030.

“Nuk është mjaftueshëm shpejt. Më shumë se 12 milionë vajza nën moshën 18 vjeç vazhdojnë të martohen çdo vit. Pra, nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të na duhen rreth 300 vite të tjera. për të shfuqizuar plotësisht martesat e fëmijëve”, u shpreh ajo.

Bashkë me këtë, OKB-ja vlerëson se 640 milionë vajza dhe gra në mbarë botën, martohen para moshës 18 vjeç dhe 12 milionë vajza të tjera detyrohen të martohen çdo vit.

Duke folur për arsyet e martesës së hershme Çappa përmendi varfërinë dhe mundësitë e kufizuara për vajzat

“Ndërsa ka shkaqe të ndryshme të martesës së fëmijëve në vende të ndryshme, shpesh ka të përbashkëta të lidhura me varfërinë dhe mundësitë e kufizuara për vajzat. Pabarazia gjinore, stereotipet, ligjet e dobëta dhe frika nga shtatzënia jashtë martese gjithashtu kontribuojnë në këtë situatë.”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, sipas raportit, kriza klimatike mund t’i lërë familjeve zgjidhje tjetër veçse t’i martojnë fëmijët e tyre.

Lidhur me këtë Çappa deklaroi se krizat shëndetësore, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore rrisin rrezikun për vajzat pasi ato pengojnë arsimimin e tyre dhe shkaktojnë stres financiar mbi familjet.

“Krizat shëndetësore, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore rrisin rrezikun për vajzat pasi ato pengojnë arsimimin e tyre dhe ngarkojnë stres financiar mbi familjet. Disa familje në vështirësi ekonomike, e shohin martesën si një mënyrë për të mbrojtur vajzat e tyre financiarisht, socialisht dhe fizikisht. Ndërsa edhe pse ne nuk mund të parashikojmë gjithmonë, praktikat e kaluara mund të na ndihmojnë për të kuptuar se si ndikon martesa e hershme tek vajzat.”, transmeton KosovaNews.

Raporti tregoi gjithashtu se normat e martesave të fëmijëve kanë rënë në përgjithësi në Azinë Jugore, e cila brenda saj mbanë 45 përqind të nuseve të mitura në botë.

Në veçanti, është bërë përparim në reduktimin e martesave të fëmijëve në Indi. Megjithatë, një në tre gra në Afrikën Sub-Sahariane jan֝ë martuar para moshës 18-vjeçare. Normat e martesave të fëmijëve janë më të lartat në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, të cilat kanë renditen në vendin e shtatë nga 10 vendet me prevalencën më të lartë globalisht./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 06/05/2023 06/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?